Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Linguistikë: finlandishtja ishte gjuha e dytë në Suedi për shekuj, tashmë po ia zë vendin arabishtja

by te Sheshi
08/04/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Linguistikë: finlandishtja ishte gjuha e dytë në Suedi për shekuj, tashmë po ia zë vendin arabishtja

Zyrtarisht, Suedia nuk mban të dhëna për gjuhët që banorët e saj flasin. Ky fakt nuk i shkonte për shkak linguistit Mikael Parkvall nga universiteti i Stokholmit, kështu që ai vendosi të zbulojë vetë gjuhët që fliten në vendin e tij dhe sa të përdorura janë ato. Synimi ishte të zbulonte se cila gjuhë jo-suedeze flitet më së shumti në Suedi.

Pasi mori në shqyrtim disa statistika dhe studime, Parkvall doli në përfundimin se arabishtja është me shumë gjasa gjuha e dytë më popullore në vendin skandinav.

Studimi i Parkvall u fokusua në gjuhët e nënës sesa në gjuhët e dyta që përdorin njerëzit, për të cilat ai thotë se janë një përcaktor shumë më i mirë për të vendosur se cilat gjuhë fliten më së shumti në një vend (ndërkohë që anglishtja flitet gjerësisht në Suedi, shumë pak e kanë gjuhë të nënës). Sipas radios Sveriges Radio, në vitin 2012, kishte rreth 200 mijë njerëz në Suedi që flisnin finlandisht si gjuhë të parë, ndërsa 155 mijë flisnin arabisht.

finishLinguisti Parkvall thotë se fluksi i refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Mesme e ka ndryshuar balancën në favor të arabishtes përgjatë viteve të fundit. Duke qenë se të dhënat nxirren me shumë vështirësi, është e pamundur të thuhet me ekzaktësi se kur arabishtja do të tejkalojë finlandishten si gjuhë e parë, thotë Parkvall që ofron edhe një vlerësim: pak a shumë tani.

Suedia nuk është i vetmi vend europian që ka arabishten si gjuhën e dytë më të përdorur. Kërkimi i Parkvall gjeti se e njëjta situatë është edhe në Danimarkë, dhe se arabishtja është gjuha e tretë më e folur në Francë dhe në Holandë.

Sidoqoftë, e dhëna mund të përbëjë një ndryshim historik për Suedinë. “Për aq kohë sa Suedia ka ekzistuar, finlandishtja ka qenë gjithnjë gjuhë e dytë”, thotë Parkvall, duke shtuar se dominimi i kësaj gjuhe në Suedi daton rreth 1 mijë vjet më parë. tashmë, finlandishtja po zbehet, pasi pjesa më e madhe e përdoruesve të saj –emigrantë finlandezë që u zhvendosën në Suedi në vitet 1960-70- tashmë po zëvendësohen me brezin e ri të fëmijëve që e flet gjuhën rrallë, në mos aspak.

Fluksi i emigrantëve në Suedi përgjatë pak viteve të fundit – vetëm në vitin 2015 vendi pari 163 mijë azilkërkues – e ka përshpejtuar procesin e mbizotërimit të arabishtes ndaj finlandishtes. Por, Parkvall thotë se një gjë e tillë do të ndodhte edhe pa fluksin e refugjatëve, pasi njerëzit kanë udhëtuar drejt Suedisë nga destinacione edhe më të largëta. “Nuk është një surprizë e madhe, pasi arabishtja, në fund të fundit, është një gjuhë e madhe”, thotë ai, duke shtuar edhe një detaj të profesionit të tij: “Nëse arabishtja mund të quhet një gjuhë e vetme”.

Mungesa e të dhënave për gjuhën në Suedi mund të habisë shumë suedezë, thotë Parkvall. “Mendoj se suedezët e imagjinojnë veten si kryeqytetin botëror të statistikave”, thotë ai. “Vëllai i Madh di gjithçka për ne”. Problemi ka të bëjë me ndjeshmërinë kulturore. Sipas Parvall, autoritetet e shohin atë sikur “hedhja në hartë e gjuhës është pak a shumë e njëjta gje me hedhjen në hartë të përbërjes etnike”.

Sidoqoftë, mungesa e të dhënave mund të maskojë realitetin e kombit. Sipas ligjit suedez, pesë gjuhë zyrtare pakicash – finlandishtja, gjuha sami, rome, jidish dhe meankieli- mbrohen ligjërisht. Parkvall thotë se duke pasur parasysh kriteret e hartimit të gjuhëve të pakicës dhe situatën politike në vend, nuk ka gjasa që arabishtja të konsiderohet për mbrojtje.

Megjithatë, ndikimi i rritjes së gjuhës arabe është mjaft i dukshëm. Radioja Sveriges që financohet me fonde publike, së fundmi njoftoi se do të transmetojë një emision talk show në arabisht. Emisioni do të drejtohet nga një komedian nga Siria që mbërriti në vend vitin e kaluar.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Jahjaga: Ishte privilegj të jem presidente, udhëtimi ynë s’ndalet këtu

Jahjaga: Ishte privilegj të jem presidente, udhëtimi ynë s’ndalet këtu

Pastrimi i parave: rihapet dosja e Ismailajt, përmendej edhe Meta

Pastrimi i parave: rihapet dosja e Ismailajt, përmendej edhe Meta

PD akuzon Ramën: vuri në krye të OSHEE në Kurbin trafikuesin e makinave

PD akuzon Ramën: vuri në krye të OSHEE në Kurbin trafikuesin e makinave

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni