Ismail Zulfi, një 6-vjeçar nga Bosnja ka lindur pa krahë dhe me një këmbë të deformuar, por ka arritur të shpallet kampion noti.
Ai mori medaljen e artë në konkursin rajonal të notit për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Prindërit dhe instruktori e kanë frymëzuar djaloshin që të ushtrojë sa më shumë dhe të mos ketë frikë nga uji.
Ismail u trajnua nga klubi i Amel Kapo, i cili është trajnuar për sport dhe punon vetëm me fëmijët që kanë lindur me aftësi të kufizuara./tesheshi.com/