Mediat shtetërore kineze kanë publikuar pamjet nga një spital në provincën Hubei që raportojnë lindjen e një gruaje kineze, 28 vjeç, që dyshohet se ishte e infektuar me një koronavirus.
Siç tregon video, foshnja është marrë për testime të mëtejshme pas lindjes.
Videoja tregon katër mjekë me kostume mbrojtëse, dhe është pothuajse e sigurt që gruaja është infektuar me një koronavirus që është përhapur nga qyteti i Wuhan në atë provincë.
Coronavirus deri më tani ka vrarë zyrtarisht 56 njerëz dhe ka infektuar 1.975 njerëz.
Telegrafi britanik shkruan se punonjësit e shëndetit në Wuhan po bëjnë apel për dhurime në mënyrë që të përballen me krizën. Mjekët kanë paralajmëruar se ata nuk kanë mjaft shtretër spitalorë, dhe zyrtarët kanë dërguar 450 mjekë shtesë ushtarakë për t’i mbështetur ata. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1221252991300227072