Sapo lindi, peshonte më pak se një kilogram e gjysmë. I vogli Isaac Derwent erdhi në jetë thuajse 4 muaj para kohe, por ka arritur të shpëtojë falë një qeseje plastike që shërben për të ngrirë ushqimet.
I sapolinduri, siç raportohet në Daily Star, menjëherë pas lindjes u fut në një qese plastike në mënyrë që temperatura e tij e trupit të mund të stabilizohej dhe për këtë i vinte në ndihmë qesja plastike.
Isaac erdhi në jetë ndërsa nëna dhe babai i tij ishin duke bërë një xhiro me makinë. Gruaja nisi të ndiente diçka të çuditshme, më pas filluan dhimbjet e lindjes dhe fëmija erdhi në jetë, shumë kohë më parë sesa ishte parashikuar. Ndihma e parë iu dha me qesen plastike dhe më pas mjekët u kujdesën në spital për të voglin. Sot fëmija gëzon shëndet të plotë. /tesheshi.com/