Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se marrëveshjet me Serbinë janë duke e ndarë Kosovën. Ai në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se bisedimet me Beogradin janë duke e rrënuar funksionalitetin e shtetit.
“Filluan me mashtrim të madh. Filluan duke i quajtur bisedime teknike, e tashmë po i përfundojnë ato duke rrënuar tërësisht funksionalitetin e shtetit nga brenda, duke e legjitimuar krijimin e një entiteti të pavarur dhe me këtë përfundimisht duke e ndarë Kosovën edhe në mënyrë faktike dhe këtë me marrëveshje ndërkombëtare”, ka shkruar Limaj në FB./tesheshi.com/