Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot në lidhje nismën për rishikimin e dekoratave dhe për importin e plehrave.
Të dy propozimet i përkasin legjislaturës së kaluar, pasi atë për plehrat e riktheu në Kuvend ish-presidenti Bujar Nishani, ndërsa dekoratat nuk mund të miratoheshin për shkak të mungesës së votave nga mazhoranca, pasi LSI, e cila ishte në koalicion me socialistët, kundërshtonte draftin e paraqitur.
“Nuk ka më projektligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar” shkruan Balla. /tesheshi.com/