Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ligji për Investimet Strategjike në Kosovë: sa shpresë jep për tërheqjen e tyre?

by te Sheshi
12/02/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Ligji për Investimet Strategjike në Kosovë: sa shpresë jep për tërheqjen e tyre?

Nga Bashkim Kastrati

Ligji për Investime Strategjike është mirëpritur nga përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, por edhe nga njohësit e fushës së ekonomisë. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që hodhi poshtë ankesën e një grupi të deputetëve serbë të Kuvendit të Kosovës, të cilët e kundërshtuan këtë ligj, i njëjti pritet të hyjë në fuqi brenda 10 ditëve.

Ndërkohë gjatë periudhës tremujore (aq sa ka afat ligjor), Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të fillojë përpilimin dhe hartimin e akteve nënligjore, siç është udhëzimi administrativ për zbatimin e ligjit dhe rregullorja e komisionit ndërministror.

Ligji për Investime Strategjike jep dy versione për investitorët potencial. Versioni i parë është që investitorët të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë dhe për të marrë në këmbim të investimit asete të ndryshme, resurse natyrore apo objekte, bëjnë propozimet e tyre në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë. Ndërkaq, alternativa tjetër që e jep ligji është që Qeveria e Kosovës të përgatisë një listë të projekteve strategjike të cilin e shpallë e pastaj investitorët do të vijnë të investojnë sipas interesave të tyre që kanë për sektor të ndryshëm. Shembull i kësaj është kompleksi turistik i Brezovicës.

Shuma minimale që një projekt të konsiderohet si investim strategjik, sipas ligjit është nga 10 milionë deri në 30 milionë euro. Ndërsa te parqet industriale ose industria, minimumi i një projekti investiv duhet të jetë 10 milionë euro, derisa te energjia, infrastruktura dhe miniera minimumi i një projekti për t’u konsideruar strategjik duhet të jetë 30 milionë euro.
Ligji do të lehtësojë marrëveshjet me investitorë të fuqishëm

Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me këtë ligj ka thënë se pas një vlerësimi pozitiv në Gjykatën Kushtetuese, pas shumë debatesh në Kuvend gjatë vitit të kaluar, shpejt do të hyjë në fuqi Ligji mbi Investimet Strategjike. Ai thotë se ky është njëri nga dy ligjet, krahas atij për Trepçën, në të cilat, krahas Qeverisë, investoi shumë edhe Komisioni i Kuvendit për Zhvillim Ekonomik.

“Përveç të tjerave ky ligj pritet të ndikojë pozitivisht për dy arsye: Të lehtësojë marrëveshjet për investime me investitorë që kanë një emër të njohur dhe të sigurojë që procedurat e lejeve dhe dokumentacionet të jenë efikase dhe mos të dekurajojnë investitorët, siç ka qenë rasti deri më tani. Ligji përcakton që koha e zgjatjes se procedurave mund të marrë të shumtën 2 muaj. Kosova duhet të rrisë investimet nga 25% të GDP në 30-32% të GDP, duhet të tërheq, çmojë dhe mbështet investitorët dhe ky Ligj është në dobi të kësaj. Për të fuqizuar trendin e investimeve mbetet që krahas kësaj të përmirësojmë imazhin e vendit, të fuqizojmë shtetin ligjor dhe të evitojmë luftën primitive politike për pushtet”, ka deklaruar Mustafa.

Ligji do të ketë efekte pozitive për ekonominë

Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë thonë se Ligji për Investime Strategjike, hapë një perspektivë të re për zhvillimin ekonomik se autoritetet relevante duhet që të fokusohen në projekte që sjellin hapje të vendeve të punës.

Ekonomisti Lulzim Beqiri ka thënë për tesheshi.com ky ligj është i mirëseardhur dhe do të ketë efekte pozitive për ekonomin e Republikës së Kosovës, Investitorëve të huaj ju jep një mbështetje dhe siguri më të madhe për të investuar në Kosovë.

“Por paraprakisht Qeveria e Kosovës duhet të rrisë transparencën sepse ligje kemi shumë të mira, por nuk kemi zbatim siç duhet, psh. ligji i cili ndalon pirjen e duhanit në vendet publike është në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së po zbatueshmeri nuk gjen. Zgjedhja e problemit të demarkacionit dhe asociacionit janë hap shumë i mirë në krijimin e një imazhi më të mirë për investitorët, sepse Kosova po paraqitet në media si vend i destabilizuar”, thotë Beqiri.

Ai mendon se për t’u shfrytëzuar sa më shumë ky ligj, Kosova duhet të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, sundimin e mirëfilltë të ligjit, luftimin e informalitetit dhe krijimi I hapësirave për investitorë potencial sidomos për investitorët nga diaspora.

Ndërkaq ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se në këtë mandat të kësaj legjislature e mira e vetme që mund të veçohet është miratimi i Ligjit për Investime Strategjike si dhe Ligji për Trepçën, ku kanë qenë si pozitë dhe opozitë në përkrahje të këtyre ligjeve. Ai thotë se ky ligj është njëri ndër ligjet më domethënëse për ekonominë e Kosovës që do të ju hap rrugë investitorëve të huaj.

“Ky ligj me të metat dhe mos sqarimet që mund të ketë për momentin është i domosdoshëm të jetësohet, sepse do të ishte mrekulli ekonomike sikurse investitorët e huaj të ngjallnin interesim për investime të mundshme në Kosovë. E them këtë sepse me investime të huaja Kosova e ndërron raportin eksport – import në favor të eksportit, ku dihet që importi ende po e ngulfat eksportin. Përveç që do të ndikon në eksport njëherit do të krijonin vende pune investimet e mundshme nga investimet e huaja”, thotë Kadriaj.

Ligji duhet të zbatohet në përpikëri

Ekonomisti Kadriaj thotë se edhe te ky ligj ekziston rreziku i moszbatimit, sikurse që ka ndodhur edhe me shumë ligje të tjera. Ai mendon se për të dhënë rezultate pozitive ky ligj, gjithsesi duhet të plotësohen edhe disa faktorë kyç, që Kosova të shihet nga investitorët e huaj si vend favorshëm për investime.

“Krijimi i sigurisë për investitorë, konkurrenca e lirë, infrastruktura teknike si rrugore, e sidomos problemi është energjia elektrike, që është një absurd i llojit të veçantë ku dihet që Republika e  Kosovës është prodhuese, përveç që janë tarifat e larta poashtu ka edhe reduktime që kjo ju shkakton probleme bizneseve për të realizuar prodhimin e planifikuar, si dhe taksa dhe tatime të favorshme e sidomos për investitorët që investojnë në prodhim dhe krijimin e vendeve të punës të jenë pushimet tatimore si për nga norma po ashtu edhe për vite”, ka thënë Kadriaj.

Ndryshe, Ligji për Investime Strategjike në kohën kur është miratuar në Kuvendin e Kosovës hasi në kundërshtime nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.

Kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës patën kundërshtuar miratimin e këtij ligji dhe ishin zotuar se ai nuk do mund të zbatohet në këto komuna, ngase sipas tyre, nuk është harmonizuar me autoritetet lokale.

Ligji për Investime, së bashku me Ligjin për Trepçën, ishte njëri nga arsyet që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës u larguan nga institucionet që prej tetorit të vitit të kaluar. /tesheshi.com/

Related Posts

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
4 arsyet që nuk ju lënë të bini në peshë, sipas mjekes Marilyn Glenville

4 arsyet që nuk ju lënë të bini në peshë, sipas mjekes Marilyn Glenville

Daçiç kërcënon BE: Ekstrado Ramushin në Serbi, ai na rrezikon për luftë

Daçiç kërcënon BE: Ekstrado Ramushin në Serbi, ai na rrezikon për luftë

Ndryshimi interesant në iPhonët e rinj, ç’do të ndodhë me karikuesit e tyre?

Ndryshimi interesant në iPhonët e rinj, ç’do të ndodhë me karikuesit e tyre?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni