Një pjesë të ligjërimit të saj akuzues ndaj kreut të qeverisë Rama, opozita e ka pasqyruar në fasadën e selisë qeveritare me anë të imazheve të realizuar me teknologji vizive. Mes tyre, ka feksur ajo kryesorja “Rama ik”.
Ndërkohë, në një tjetër fjalëmbajtje, kreu demokrat Basha tha: “Ndaj le të vazhdojmë miqtë e mi qëndresën tonë, misionin tonë, protestën tonë, sepse misionin tonë nuk ka forcë që ta ndalë.këtë betejë ne nuk e bëjmë për pushtet, këtë betejë ne nuk e bëjmë për parti, këtë betejë ne nuk e bëjmë për karrige, këtë betejë nuk e bëjmë për mandate. Mandatet tona ishin të vetmet mandate të pastra nga krimi dhe paratë e drogës, por ne ua kthyem qytetarëve”. /tesheshi.com/