Presidenti amerikan Donald Trump diktoi personalisht deklaratën që djali i tij dha për bisedimet që pati me një avokat rus, gjatë fushatës elektorale.
Raportimet në mediat amerikane thonë se një gjë e tillë ka ndodhur kur në deklaratë u tha se Donald Trump Jr dhe avokati kishin diskutuar më së shumti adoptimin e fëmijëve rusë në qershor 2016.
Trump Jr më pas tregoi se kishte rënë dakord ta takonte avokaten ruse pasi i ishte thënë se mund të merrte materiale dëmtuese për Hillari Klinton. Presidenti Trump vazhdimisht e ka mohuar përfshirjen me Rusinë.
Senati, Dhoma e Përfaqësuesve dhe një këshilltar special janë duke hetuar ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale që mori formën e përpjekjeve për të dëmtuar fushatën e Klinton – një pretendim i mohuar nga Kremlini. /tesheshi.com/