A do të sjellë djali çudibërës i Austrisë, ksenofobë në qeveri?
Sebastjan Kurz ka një problem. Më 15 tetor, ministri i jashtëm 31-vjeçar i Austrisë shënoi një fitore elektorale impresive, duke e paraqitur veten në njëfarë mënyre si lajmëtarin e besueshëm të ndryshimit, edhe pse partia Popullore Austriake që ai përfaqëson ka qenë në pushtet për 30 vjet.
Energjia dhe karizma e tij e mbajtën partinë e Lirisë te ekstremit të djathtë me rrënjë neo-naziste, larg nga drejtimi i vendit: ajo kishte kryesuar në sondazhe për dy vjet përpara se Kurz të merrte drejtimin e partisë Popullore në muajin maj. Por, për të qeverisur, Kurz ka nevojë për një partner koalicioni, dhe partia e Lirisë, që u rendit e treta në zgjedhje, është zgjedhja e tij e parë. Tani Europa ka mbetur në pritje duke hamendësuar nëse fëmija-mrekulli e politikës austriake do të shmangë trazirat populiste apo po përgatitet të jetë në krye të tyre.
Megjithatë, sharmi i Kurz fsheh një anë të errët. Bisedimet për koalicionin kanë nisur më 20 tetor, por Kurz nuk ka spekuluar sesi mund të duket një koalicion me partinë e Lirisë. Në vitin 2000, kur dy partitë e krahut të djathtë krijuan për herë të parë qeverinë, qeveritë e BE-së ndërprenë lidhjet dypalëshe ndërsa Izraeli tërhoqi ambasadorin.
I kujdesshëm ndaj rreziqeve, Kurz tha për një përditshme izraelite se nuk do të pranojë anti-semitizmin tek ndonjë partner koalicioni. Përveç kësaj, këto ditë, lidershipi i partisë së Lirisë sheh tokë më pjellore tek islamofbia dhe nacionalizmi i stilit “Austria e para”. Partia ka edhe lidhje formale me “Rusinë e Bashkuar” të Vladimir Putinit, dhe e portretizon BE-në si rrezik ndaj “Europës së kombeve”.
Nëse Kurz lidh krahët me partinë e Lirisë (dhe koalicione të tjera janë të mundshme), homologët e tij europianë do të duhet ta bindin se ndikimi nacionalist duhet të mbetet i heshtur.
Frika tjetër mes europianëve është se vetë Kurz është gati një populist në rrobat e një centristi. Ai fitoi reputacion jashtë vendit duke përshtatur një linjë të ashpër gjatë krizës së refugjatëve të viteve 2015-16, kur Austria po pranonte më shumë azilkërkues për shtetas sesa çdo vend tjetër i BE-së, pas Suedisë. Në fillim të vitit 2016, përpara se Angela Merkel të bindte Turqinë të mbante larg refugjatët nga brigjet europiane, Kurz komplotoi me ministrat e Ballkanit për të mbyllur kufijtë përgjatë të cilëve ata kalonin. Ai më pas e ktheu vëmendjen nga Italia, ku akuzoi organizatat joqeveritare se po trafikonin emigrantë përgjatë Mesdheut dhe kërcënoi se do të vendoste trupat në kalimin Brenner. E gjitha kjo bën që një pjesë e europianëve të druhen se Kurz mund të bashkohet me liderët e Hungarisë dhe Polonisë në një aks rezistence kundër emigracionit.
Gjithsesi, qëndrimi i ashpër i Kurz ndaj kufijve është tashmë një njohuri e zakonshme në të gjithë BE-në. Për më tepër ai e ka ngecur kafshimin politik edhe në një çështje që është shumë më pak tipike për populizmin e krahut të djathtë: si të integrohen emigrantët. Në këtë pikë, Kurz ka diçka për të dyja palët. Ai dëshiron të ndihmojë të sapoardhurit të mësojnë gjermanisht dhe të gjejnë punë. Por po ashtu ai denoncon radikalizmin islamik dhe luan me vështirësinë e integrimit të refugjatëve nga “sisteme të ndryshme” si Afganistani apo Iraku. Dhe ai mbron ndalimin që Austria i bërë mbulimit të fytyrës, një zgjidhje në kërkim të një problem. (pak muslimane austriake mbajnë mbulesë të plotë, por së fundmi urdhër-ndalimi arriti deri aty sa të penalizonte një burrë të veshur me një kostum peshkaqeni).
Njerëz të afërt të ministrit e përshkruajnë atë një dëgjues të mirë, të etur për këshilla dhe të patrazuar nga historia apo ideologjia. “Për muam, BE ka qenë gjithnjë një fakt u dhënë”, thotë Kurz, i cili ishte tetë vjeç kur Austria iu bashkua bllokut. Kjo mund të shpjegojë gatishmërinë e tij për të vënë në dyshim rregullat e lëvizjes së lirë dhe për të kritikuar burokracinë e Brukselit. Disa thonë se lënia hapur e mundësisë për t’u dhënë fund sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetja e liderëve të fortë të Ballkanit janë naïve. Por mbështetësit e përkrahin pragmatizmin e tij.
Kurz po ashtu e ka me qejf valëvitjen e kredencialeve të tij pro-europiane. Qeveria e tij, thotë ai, do të ishte “mbështetëse sa të jetë e mundur” ndaj propozimeve të Makron për reformimin e BE-së, edhe pse ai nuk ka besim në disa prej ideve të tij për eurozonën. (“Ne jemi në anën gjermane”, thotë ai, edhe kur nuk pyetet për politikat specifike).
Europianët mund të kenë të drejtë që i druhen një koalicioni të krahut të djathtë në Austri. Partia e Lirisë është grindavece ku lulëzojnë konstruksione neo-naziste, dhe fuqia e saj që po zgjat është turpi i Austrisë. Por suksesi i saj elektoral do të thotë se tashmë duhet përballur dilema që paraqesin shumë parti të djathta radikale: kompromiset për koalicion kundrejt zemërimit pastrues të opozitës.
Partia e Lirisë mund të fitojë disa pozicione ministrash në qeveri apo të ketë disa koncesione. Mirëpo Kurz nuk do ia lejojë vetes të tërhiqet jashtë rrymës europiane.
Gjithë Europa kontribuoi në daljen e Kurz
Kritikët e Kurz kanë qenë shumë të shpejtë të ngatërrojnë fokusimin e tij me kufijtë me ksenofobinë. Ai propozon edhe gjërat e opozitës: integrim i përshtatshëm i të ardhurve shkon krah për krah me mbajtjen e emigracionit nën kontroll.
Dalja e Kurz është nxitur nga dy faktorë: debatet e ashpra për kufijtë dhe apeli makronesk për një fytyrë të re që i paraqitet një elektorati të lodhur. Të dyja këto do të mbeten pas shpejt. Ai nuk do të drejtojë një revoltë populiste në Europën qendrore: ai me siguri do të shpenzojë më shumë kohë duke luftuar interesat e brendshme. Por ai mund të jetë lideri i parë europian i farkëtuar nga kriza e refugjatëve. Ajo përvojë ka formuar të menduarit e tij dhe të Europës, po ashtu.
Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/