Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, tha se që nga fillimi i luftës, ushtria izraelite ka humbur 12 deri në 15 batalione ushtarësh të vrarë ose të plagosur.
Lapid tha se anëtarët racionalë të koalicionit qeverisës në Izrael, duke përfshirë anëtarët e partisë Likud të Netanyahut, do të refuzojnë të mbështesin projektligjin e ri mbi përjashtimin për hebrenjtë ultra-ortodoksë.
Lapid tha se nuk e shihte se si koalicioni mund të miratonte një ligj që përjashtonte ultra-ortodoksët nga shërbimi ushtarak kur Izraeli tashmë ka më shumë se 700 ushtarë të vdekur dhe afër 10,000 të plagosur.
“Kur filloi diskutimi për projektligjin, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë tha se IDF-së i mungonin 12 deri në 15 batalione. Në kushte të tilla është e pamundur të heqësh dorë nga rekrutimi i ultra-ortodoksëve”, thotë Lapid, duke parashikuar rënien e qeverisë në muajt në vijim. /tesheshi.com/