Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

LIBRI/ Kur dy poetë bashkëkohorë arabë bëhen bashkë, “nostalgjia” për ta, në shqip, “është aroma”

by te Sheshi
16/03/2021
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
LIBRI/ Kur dy poetë bashkëkohorë arabë bëhen bashkë, “nostalgjia” për ta, në shqip, “është aroma”
9
SHARES

Nga Bujar M. Hoxha

Njëri nga Palestina dhe tjetri nga Siria, asnjëri më në këtë jetë, takohen për çudi në një tokë jo fort të afërt për ta, bashkuar në një libër prej një përkthyesi dhe botuesi që rend pas poezisë.

Çfarë është te njëri është dhe te tjetri: bashkëkohorë, të çmuar lart në vendet e tyre, dhe si poetë kombëtarë, sentimentalë, vajtues për të munguarën, tipikë produkte të shekullit të njëzetë…

Nuk janë të panjohur për lexuesin në shqip të poezisë, madje të parit prej tyre i është dhënë dhe një çmim në një festival poezie në Strugë. Janë botuar ndër ne, ndërsa poezi të tyre në shqip notojnë dhe në oqeanin e rrjetit elektronik…

Mahmud Dervish, palestinez, i shkroi poezitë e tij të para në format klasike, për t’u bërë nga mesi i viteve ’60 të shekullit të kaluar populist dhe i drejtpërdrejtë. Kështu e përkufizon atë “The Guardian”, që shton se, pavarësisht një thjeshtësie në dukje, poemat e tij të shkurtra kanë një sërë nivelesh kuptimore. Duke mbetur te i njëjti burim përshkrues për figurën e njeriut që bëri aq shumë për të krijuar një vetëdije palestineze, poezia e tij ka një ndjenjë zemërimi, mërie, padrejtësie, ndërkohë që ajo përmban ironinë dhe universalitetin njerëzor. Ai vetë, sipas një vlerësimi po aty, ishte një njeri krejtësisht shekullar, mjaft modest në mendimin e tij për veten.

Ndiej nostalgji për bukën e sime mëje,

për kafenë e sime mëje

për përkëdhelinë e saj.

Nostalgjinë ka për ta ndeshur shpesh lexuesi në këtë përmbledhje poetike, gjë e bërë e qartë zaten prej në titull, si kështu: “Nostalgjia, është një poet i trishtuar, i cili rishkruan poemën e tij qindra herë.”

Përkthyesi, përgatitësi i përmbledhjes poetike “Nostalgjia është aroma”, i ka pranëvendosur Mahmud Dervishit një poet sirian, Nizar Kabanin (Kabbani). E ka bërë këtë siç duket i nisur vetëm nga poezia, por këta dy njerëz i ka lidhur dhe diçka tjetër. Rana Kabani ishte bashkëshortja e parë e Mahmud Dervishit, përkthyese e një pjese të poezive të tij në anglisht, dhe njëkohësisht mbesa e Nizar Kabanit.

Një prej figurave më të spikatura bashkëkohore të botës arabe, Nizar Kabani e përftoi shumë prej muzës nga jeta e tij vetjake, nga dashuria për Damaskun, nga kushtet politike të kohës. Një përshkrim biografik i Oxford-it e jep atë si një autor të madh arab që ka ndezur polemikë dhe ka nxitur ndryshim në shoqëritë arabe. Ai u ndikua shumë nga tragjeditë familjare në të shkruarën e tij poetike, duke i dhënë së tepërmi vend me vetëdije apo pa vetëdije gruas, femrës, në poezinë e tij.

E dallon këtë prirje të fortë të Nizar Kabanit dhe në përmbledhjen e sjellë në shqip, ndoshta prej subkoshiencës së përkthyesit, romantik njëlloj si i përzgjedhuri për t’u përkthyer.

Por si shprehje e nostalgjisë dhe trishtimit arab, tundues poetikisht, dallojnë vargjet:

Nuk ka mbetur në Spanjë

nga ne, dhe nga tetë epokat tona

hiç gjë veç asaj ç’mbetet prej verës, në enët e thata

dhe ca sy të mëdhenj… të mëdhenj.

Dhe po aty:

Nuk i ka mbetur Kordobës gjë tjetër

veç lotëve të minareve, që qajnë

veç aromës së trëndafilave dhe portokajve.

Kur kthehet me mendje, dhe sy mbase, nga Jerusalemi, mjeshtëria e Nizar Kabanit dhe e përkthyesit shquhet te fjalët:

O Jerusalem, o ti qytet që erëmon profetë,

O shtegu më i shkurtër midis qiellit dhe tokës…

“Nostalgjia është aroma” e ndjell lexuesin të tërhiqet në vetmi, të kujtojë, të preket, të dashurojë platonikisht…

Përkthyesi, Agron Islami, dhe shtëpia e tij botuese, “Ajan”, e vënë atë me këtë libër në një përkundje melankolike, të pazakontë për këtë kohë marrëzie…/tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Inteligjenca e SHBA: Aleatët e Trump, krah Moskës kundër Biden

Inteligjenca e SHBA: Aleatët e Trump, krah Moskës kundër Biden

Publikimi i shtyrë i raportit të OBSH-së për origjinën e Corona-s

Publikimi i shtyrë i raportit të OBSH-së për origjinën e Corona-s

PENDESA/ “Ahh…s’të dëgjova gjyshi i madh”, mes sinqeritetit dhe teatralitetit: pranohet gafa e djegies së mandateve

PENDESA/ “Ahh...s'të dëgjova gjyshi i madh”, mes sinqeritetit dhe teatralitetit: pranohet gafa e djegies së mandateve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni