I ndodhur në Tiranë për të promovuar librat e tij, aktori i njohur kosovar Çun Lajçi u nderua nga kryebashkiaku Veliaj me “Kullën e Sahatit”.
“Të falënderoj shumë për burrërinë, për ftesën, që more një shitës librash dhe e solle në zyrë, pavarësisht roleve, pavarësisht viteve.
Gjithçka ndërtohet në paqe mbi librin dhe mbi dijen, kësaj s’guxojmë t’i ikim, se po ikëm nga dija, nga libri, nga mendimet e të kaluarve tanë, me vetëdije i kemi prerë rrënjët tona.
Prandaj, të falënderoj që më more prej librave dhe më prure këtu, duke më dhuruar ‘Sahatin e Tiranës’, që do ta mbaj kujtim gjithë jetën”, ishin fjalët e aktorit tyë njohur për Veliajn.
“Jam shumë i lumtur që kemi pas bujtës në Tiranë, Çun Lajçin e madh, jo vetëm të dyqind roleve, por edhe të dyqind frymëzimeve e dyqind energjive. Sikur të gjithë ne të kishim një minimum të kësaj energjie, të këtyre roleve në shoqëri, do ishte një bekim i madh”, tha Veliaj.
Nga ana tjetër, kujtojmë se ky nderim shkon dhe me faktin se Çun Lajçi ka mbajtur një qëndrim pro-Teatrit të Ri kombëtar. /tesheshi.com/