Për udhëtarët e apasionuar pas leximit nuk ka zgjidhje më të mirë se sa të kalojnë natën në Librarinë dhe Hotelin në Tokyo në Ikebukuro.
I hapur në fillim të vitit 2015, ky lloj hoteli ofron rreth 1,700 tituj nga fusha të ndryshme qoftë në gjuhën vendase qoftë në gjuhë të tjera.
Krevatet fshihen brenda rafteve të drunjtë kështu klientët mund edhe të lexojnë edhe të pushojnë.
E megjithatë vizitorët nuk janë të detyruar të kalojnë natën aty për të përjetuar këtë eksperiencë fantastike mjafton vetëm që të zgjedhin një vend-krevat për 15 dollarë dhe të kalojnë aty sa kohë të duan.
Tashmë hoteli ka arritur një famë kombëtare dhe ndërkombëtare kështu që ju duhet të prenotoni kohë më parë për të gjetur vende të lira! /tesheshi.com/