Gjenerali Kalifa Haftar, njeriu i fortë i qeverisë libiane ka kërcënuar se do të bombardojë anijet italiane që patrullojnë në ujrat e Libisë të caktuara nga BE për të ndalur vërshimin e refugjatëve nga Afrika Veriore.
Kjo bëhet e ditur në një twitt të televizionit të njohur Al Arabiya.
Urdhëri i Haftar vjen pak pasi parlamenti i Libisë ka kundërshtuar operacionin italian dhe natyrisht edhe qëndrimin e qeverisë libiane të kryeministrit, Fayez Sarraj.
Parlamenti libian e konsideroi operacionin si “shkelje të sovranitetit të vendit”. /tesheshi.com/