Kryeministri i sapo emëruar i qeverisë së bashkimit nacional në Libi i ka shpëtuar paq një atentati për vrasje.
Fayez Sarraj ndodhej në bordin e një automjeti kur ai, bashkë me shoqëruesit dhe truprojat që e mbronin, përfunduan nën shënjestrën ë disa personave, të cilët sulmuan kryeministrin me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugët e qytetit Misurata. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia egjiptiane e lajmeve, Mena, sipas së cilës kryeministri dhe shoqëruesit e tij gëzojnë shëndet të plotë, pas këtij atentati./tesheshi.com/