Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“LEXO!”/ Nga Agim Baçi: Udhëtimi, të kuptosh “njeriun tjetër”

by te Sheshi
16/08/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
“LEXO!”/ Nga Agim Baçi: Udhëtimi, të kuptosh “njeriun tjetër”

 (Shënime për librin “Udhëtim pa mbarim” të Claudio Magris)

Do të përsërisim fjalët e Don Kishotit: “Këtu unë e di se cili jam”, apo pyetjen e Novalisit “Për ku je nisur?” në romanin “Henriku i Ofterdigenit”? Nuk është aspak e lehtë ta  vendosësh rradhën e pyetjeve. Por për udhëtimin duhet gjithnjë të vendosësh, thotë  Claudio Magris në librin e tij “Udhëtim pa mbarim”. Eshtë një udhëtim përmes letërsisë, artit dhe vetë njerëzve realë bashkë me pamjet e ndërtesave, rrugëve, pyjeve e muzeve. Të udhëtosh, thotë Magris, është të kuptosh se ke qenë edhe “nga ana tjetër”, se je pak edhe atje ku s’ke shkuar më parë. Por kthimi – vetëm kthimi- është rivendosja e një kufiri mes asaj që ke dashur të shoësh, asaj që ke dashur të njohësh, dhe asaj që ja vlen gjithnjë ta mbash, si pjesë të vetes tënde.

“Nuk ka udhëtim pa kapërcim kufijsh – politikë, gjuhësorë, social, kulturorë, psikologjikë, qoftë edhe kufij të padukshëm që ndajnë një lagje nga një tjetër në po të njëjtin qytet, apo ato mes njerëzve, deri tek ata më të mundimshmit që mbijnë nga skëterrat tona e na zënë rrugën. T’i kapërcesh kufijtë; edhe t’i duash – gjersa përcaktojnë një realitet, një individualitet, i japin trajtë duke e shpëtuar kësisoj nga e padallueshmja – por pa i himnizuar, pa i kthyer në idhuj që kërkojnë therori gjaku. T’i kuptosh si të ndryshëm, si të përkohshëm e kalimtarë, si trupi i njeriut, e si të tillë të denjë për t’i dashur; të vdekshëm, në kuptimin që t’i nënshtrohen vdekjes, ashtu si udhëtarët, e jo të bëhen rast e shkak për vdekje, siç kanë qenë e janë shpeshherë”. (“Udhëtim pa mbarim”, Claudio Magris).

Dhe Magris nis një udhëtim siç jemi të gjithë në udhëtimin e përditshmërisë. Veçse tek ai parakalojnë njerëz, tradita, histori. Niset për një dëshirë mbi botën, me bindjen e Don Kishotit se do të arrijë atje ku duhet. Nuk e zbehin dyshimet e Sanço Panços, që vjen si rrëzim  përditshëm i së menduarës mbi një vend, mbi një gjuhë, mbi një autor, mbi një histori. Jo, ai ka dëshirë të udhëtojë me njeriun, me atë që ka mbijetuar apo që koha i ka kalamendur mbi të shkuarën e që kërkon ta shtrijë në tapetin e harresës.

“Besnik ndaj vlerave mbetet jo ai që ka mall për lashtësinë dhe ngatëron të përjetshmen me të shkuarën, as ai që struket në vetmi aristokratike e arkaike, shterpë e patetike, por ai që pranon me përulësi të zhytet në rrëmujën e përditshme gjithfarë, në ndryshimet e gjithçkaje relative, të zakoneve dhe hierarkive, sepse kështu mëson të njohë e të respektojë dinjitetin njerëzor edhe kur i paraqet në forma dhe mënyra me të cilat nuk është mësuar dhe që mund edhe ta përjashtojnë apo trubullojnë atë vetë”. (“Udhëtim pa mbarim”, Claudio Magris)

Ka udhëtuar përmes letërsisë, me historinë, dhe sjell pamje të gjithë llojeve të kufijve në Europën Qëndore, në Skandinavi, në Iran, në Kinë e Vietnam, e deri në pyjet në Kanada. Ka përshkruar ata që mbijetojnë, si sorbët, istranët, çiçët e çiribirët. Novalis, Josep Roth, Kundera, Jamek, Gunter Grass e poetët Shirazi e Sadiu janë pika kus shpesh kërkon të mbështesë “pamjen për njeriun”. Nuk mund të shmangë Niçen kur kërkon të kuptojë prej tij se “pas pisit është vetëm pis”, çka i vihet përballë asaj që vjen nga Ungjilli ku citohet se “pas të pastrit vjen i pastri”.  Kalon kufij, ngre lart raportin e përkujdesjes, si formën e admirimit ndaj gjithçkaje, e më pas, ashtu si në përralla, kthehet te Njeriu. Eshtë “qielli në lëvizje” ai që i jep udhëtarit një ndjesi sikur di t’i paraprijë vdekjes. Por cilës vdekje? Ajo fizike mundet të vijë herët ose vonë, nga një tjetër caktim. Ajo shpirtërore duhet të nisë prej nesh që të udhëtojë, duke mos mbetur pjesë e një mosnjohjeje të kufinjve – të dukshëm e të padukshëm.

Don Kishoti, Shvejku, Pinoku, Fausti nuk janë thjesht personazhe, por janë bashkëshoqërues të këtij rrugëtimi, për t’u ndalur më pas edhe me Hajdegerin, Kafkën, Niçen, Gëten, edhe me mjaft emra të tjerë, të cilët janë udhëtarë nëpër shumë kufinj. Udhëtimi është pjesa ku bota rimerr përmasa të tjera. Mund të qëllojë të jesh Odise, Don Kishot apo Robinson Kruzo. Mund të duhet të sillesh si Xhepeto e të ndërtosh Pinokun tënd, ose të përgjigjesh, pasi ke vënë në dyshim gjithçka që ke menduar apo ëndërruar, si Don Kishoti Sanço Panços: “Edhe bën vaki”!

Udhëtimet shpesh kemi dëshirë t’i kujtojmë e t’i rikujtojmë. Hapim fotot. Kalojmë nëpër duar suveniret. Mendojmë edhe një herë rikthimin për ta shijuar edhe me dikë që kemi për zemër e që nuk e pa dot bashkë me ne. Magris, një nga shkrimtarët dhe esseistët më të mirë jo vetëm në Itali por në mbarë botën, është një mjeshtër i këtyre ndjesive të pafundme, duke na këshilluar se “udhëtimi nuk mbaron kurrë”. i ardhur në shqip nga Mimoza Hysa, libri “Udhëtim pa mbarim” mbetet një kontakt i jashtëzakonshëm me të dëshirueshmen e përhershme – atë të botës që duam ta shohim, njohim e ta përshkruajmë vetë. /tesheshi.com/

Tags: claudiomagrisshenime

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Dhjetë xhamitë më të mëdha e më të bukura në Turqi

Dhjetë xhamitë më të mëdha e më të bukura në Turqi

Shënime Çamërie: Nuja më tregon udhën

Shënime Çamërie: Nuja më tregon udhën

Hungari, 21 të plagosur pas përplasjes së trenave

Hungari, 21 të plagosur pas përplasjes së trenave

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni