Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“LEXO!”/ Mbretëria e pavdekshme e çastit

by te Sheshi
20/12/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
“LEXO!”/ Mbretëria e pavdekshme e çastit

Shënime për novelën “Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje” e Stefan Cvajg

Nga Agim Baçi

Nëse ndonjë çast keni vepruar jashtë karakterit tuaj, jashtë të përditshmes dhe maturisë suaj, jashtë parashikimeve dhe dyshimeve tuaja, e që më pas ju është dashur shumë kohë par ta kuptuar atë çast – duhet të kaloni nga përshkrimt e Stefan Cvajgut. Thuajse në çdo tregim apo novelë ka detaje të cilat e nxjerrin fytyrën e njeriut nga errësira për ta ekspozuar në dritën e përshkrimit. Ky piktor i detajeve më të fshehta, i labirintheve më të errëta të shpirtit e të mendjes, ka mundur të ndërtojë pyetje të cilat kanë gjithnjë nevojë për kohë dhe përvojë, për të nisur të marrin disa përgjigje, siç ndodh me heroinën tonë tek “Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje”.

Por cila forcë na shtyn të mos ndalemi edhe kur e dimë se po kalojmë kufirin e së menduarës sonë të zakonshme, e sjelljeve të kuptueshme, e së folurës normale?  Cvajgu hyn si një balancues për të kuptuar sadopak këtë “humbje drejtpeshimi”, që shpesh zbulon tek ne apo te tjetri përballë një fytyrë, shikim, lëkurë e lëvizje krejt të ndryshme nga ajo që kemi mundur apo kanë mundur të mbajnë për një kohë të gjatë, për vite e vite. Gjithçka në prozën e Cvajgut vjen e ngjitet nga lëvizja më e vogël e deri tek ajo që na shtang, që na krijon një imazh tjetër të gjithë asaj që mund të shohim pas një mendimi tjetër që na vjen pas troktijes ndryshe të tik- takeve të zemrës.

“Po më në fund, nuk durova dot më: duhej të shikoja njeriun, duhej të shikoja fytyrën së cilës i përkisnin këto duar të mrekullueshme, dhe tërë frikë, – po, vërtet tërë frikë, sepse u trembesha atyre duarve! – vështrimi im u ngjit ngadalë lart mbi mëngë, lart mbi supet e ngushta. Dhe përsëri u mahnita, sepse ajo fytyrë fliste po atë gjuhë të zjarrtë, të shfrnuar, fantastike që flisnin edhe duart, kishte të njëjtën shprehje ashpërsie të tmerrshme së bashku me një të bukur nazike, pothuasje femërore. S’kisha parë kurrë të tillë fytyrë, aq të humbur, aq të hutuar, dhe nisa të vëreja me ëndje të madhe, si një maskë, si një statujë pas sy… Kurrë, po e përsëris, s’kisha parë fytyrë kaq interesante, kaq joshëse. Ishte nazike, delikate, pak si e hequr dhe kjo e bënte kaq shprehëse…” (Stefan Cvajg, “Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje”, Argeta-LMG, përkthim nga E. Fico)

Eshtë një përshkrim që krijon gjithë pikturimin e duhur të çasteve, bashkuar me ngjyrat e ndjesive më të holla, ku është e pamundesh të qëndrosh spektator pa bërë edhe ti, të njëjtën pyetje si autori, e  cila i ofrohet çdo lexuesi si një ftesë intime. E lidhur edhe me stilin që Cvajku ka zgjedhur, ku gjithnjë është dikush që ai ia beson rrëfimin, lexuesi duket edhe më afër asaj që i duhet të dëgjojë. Eshtë thuajse si një parashikim i lexuesit të përjetshëm, që do të ketë nevojë të dëgjojë dhe ta dëgjojnë.

“A mund të shpjegohet vallë pse hidhet në ujë një njeri që s’di të notojë duke dashur të shpëtojë një tjetër? Na rrëmben në mënyrë fatale, na shtyn një fuqi urdhëruese përpara se të kemi kohë të kuptojmë guximin e çmendur të veprimit tonë”. (“Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje”. Përkthim nga E. Fico)

Dhe atëherë kur ndalesh e mediton pakëz, kupton se është fuqia e brendshme e njeriut që kërkon t’i japë kuptim hapit të vet. Misis K. ndërton përmes rrëfimit një tunel në kohë, një tunel kohor, ndryshe nga çastet e tjera të tjetës. Eshtë koha që vlen, është koha që krijon më pas pushtet mbi gjithë çastet e jetës. A nuk ndodh që një veprim, një lëvizje, një vendim i momentit të ketë më pas gjithë peshën e lëvizjeve? A nuk është ai çast koha e vetme që mbetet, ndërkohë që të gjitha sekondat e mëpastajme janë skllevër të  atij moment, të atij vendimi, të asaj rrahjeje zemre? Pikërisht këtu Cvajgu ndërton perandorinë e tij përshkruese, me një vallëzim fjalësh që të mbetet në mendje, duke qëndruar thuajse si një pikturë ku vetëm i shtohen ngjyrat.

Rrëfimi i Miss K. 24 vite më vonë, për një natë të vetme, të paparishikuar, të pamenduar se mund t’i ndodhte, është një pyetje e intime ndaj kujtdo, pasi ka lexuar germën e fundit të novelës: A e dimë vërtet se cilët jemi, se çfarë mund të bëjmë në një çast në jetën tonë se çfarë mund të shënojë ai çast për gjithë pjesën e mbetur “me sy hapur”? Dhe jo vetëm dashuria, por edhe kujtimi i saj për të, janë forca të pandalshme, që shpesh, i japin ngjyrë çdo kohe brenda nesh për një jetë të tërë pavarësisht sa zgjat. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Zgjedhjet në Spanjë: Podemos trondit sistemin dy partiak

Zgjedhjet në Spanjë: Podemos trondit sistemin dy partiak

Seria A: Interi ndalohet nga Lazio në San Siro

Seria A: Interi ndalohet nga Lazio në San Siro

Përgjigjja më interesante për Donald Trump-in: laburisti Jeremy Corbyn e fton të vizitojë xhamitë në Londër

Përgjigjja më interesante për Donald Trump-in: laburisti Jeremy Corbyn e fton të vizitojë xhamitë në Londër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni