Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“LEXO!”/ Letër Tolstoit për Ana Kareninën

by te Sheshi
31/01/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
“LEXO!”/ Letër Tolstoit për Ana Kareninën

Esse

Nga Agim Baçi

10603554_904680389570983_3673531161717069488_n

Fort i nderuar shkëlqesi i letrave;

Lutem, pranoni prej meje këtë kërkesë, të ruajtur prej kohësh brenda gjithë qenies sime, e që tashmë, e shtrirë mbi letrën e bardhë, kërkon nga ju një përgjigje. Duke besuar se letra ime do të përputhet me dyshimin që kam patur gjithnjë, se ju ka mbetur  peng hedhja e Ana Kareninës në shinat e trenit, lutem, ju përgjërohem, të di prej jush, nëse keni menduar një zgjidhje tjetër për heroinën tuaj.

Në mos qofsha gabuar në ndjesitë e mia, pasi lexova për herë të parë rrëfimin tuaj drejtuar publikut, ku pohonit se nuk e shpëtonit dot Anën nga shinat e trenit, unë kam besuar se ju po  konfirmonit pikërisht këtë dyzim të madh mbi fatin e Anës sonë. (Më lejo të thëm “Anës sonë” pasi tashmë ajo është më shumë e jona që kemi lundruar mbi fatin e saj).

Megjithatë, lejomëni, t’jua prek sërish këtë çështje, e t’ju pyes: Përse Anës i rezervuat atë fund? Duket sikur nuk e meritonte as ajo e as dashuria e saj. Nuk mundet ta ndëshkojmë dikë prej dashurisë. Sepse ata që dashurojnë mbajnë gjallë botën. Janë motorr i pashtershëm. A mos vallë përmes hedhjes së Anës në shinat e trenit ju trembët ata që dashurojnë? Jo, unë nuk dua ta besoj këtë kurrsesi.

Ndaj, lutem shkëlqesi i rrëfenjave, të më jepni një shenjë se keni marë letrën time, e në dhëntë Zoti, edhe të kem prej jush një përgjigje!

Me përunjësi

Agim….

I dashur Agim;

Ana nuk do të ndalej në rrugëtimin e saj dashuror veçse me vdekje. Vetëm vdekja ishte e vetmja dashuri pa asnjë dyzim. Sepse Ana ishte brenda imagjinatës. Dhe imagjinatën e një gruaje mund ta mundin vetëm dy gjëra: Burri dhe Vekja. I pari mund të bëhet ndalesë në emër të jetës. E dyta është fundi i së paarritshmes në këtë botë që njohim.

Miku im. Shumë burra gabojnë, pasi mendojnë se duhet të jenë zotër të trupit të gruas. Këtu gabojnë miku im. Një burrë i zgjuar duhet të gjëjë rrugët të jetë padron i imagjinatës së saj – i vetmi kufi i vërtetë për të zotëruar një grua.

Gratë nuk ndalen së imagjinuari. Duan gjithnjë të kenë diçka që i tërheq. E kërkojnë tek burri në krah. Bëjnë gjithçka, deri në momentin që nuk besojnë se e kanë pushtuar malin përballë tyre. Por nëse ata mendojnë se s’kanë ç’zbulojnë më tek një burrë, nisin shpërfilljen e përdtishme ndaj dashurisë së tyre. Dhe zbritja nis si një ortek, që merr me vete gjithçka. Ndaj një burrë duhet të dijë të kthehet për gruan e tij në një mal, ku majën e di veç ai, duke bërë gruan të mendojë se është gjithnjë në ngjitje.

Ju, i dashur Agim, më thoni se ata që dashurojnë janë motorri i botës. Po, e vërtetë, por ndonjëherë janë motorri mbi zhguallin e breshkës, që është vërtetë shumë i fortë, por që nuk vrapon dot. E duke i kërkuar për të nxituar më shumë se sa ka hapin e vet, mund të rrëzohet nga çasti në çast.

Unë kurrë nuk mund të isha kundër dashurisë. Por unë jam për të kërkuar brenda vetes të kuptojmë se kë dhe kur dashurojmë. Por duhet t’u përgjigjemi edhe disa pyetjeve të tjera të rëndësishme: A duhet që në emër të ndërtimit të botës sonë të shembim botën e dikujt? A duhet që të besojmë se, ajo që ne arrijmë është më e rëndësishmja? Pikërisht për këto pyetje, më shumë se ndjenja hyn në punë ajo që unë do ta quqja “logjika e domosdoshme e njeriut”. Është pikërisht ajo aftësi, që mban gjallë botën, duke e frenuar njeriun edhe në kufijtë e ndjenjës më sublime, sepse jeta ka ligjet e veta, ku dashuria është vërtet motorri më i rëndësishëm, por është edhe një motorr që duhet të dimë jo vetëm se kur na është  ndezur por edhe si ta zotërojmë atë që të na çojë atje ku duhet.

Gjithmonë mendoj se, një shkak që e lashë Anën të hidhej në shina ishte për faktin se ajo duhet të prekte dashurinë e fundit dhe të mbetej në atë rrugë, ndërkohë që burrat rreth saj duhet të kuptonin se vdekja ka fuqinë e vet, duke të të rrëmbyer ndonjëherë përpara se të mbyllen sytë. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Nga Ali PAJAZITI: Rruga postkomuniste e mëndafshit: Shkup-Stamboll (II)

Nga Ali PAJAZITI: Shumëkulturësi ballkanike: Fryma e Kumanovës (I)

“Derbi della Madonnina” i buzëqesh Milanit

“Derbi della Madonnina” i buzëqesh Milanit

Ja për çfarë shërben akulli në fytyrë

Ja për çfarë shërben akulli në fytyrë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni