Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“LEXO!”/ Konformizmi, ose vetëvrasja morale

by te Sheshi
10/01/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
“LEXO!”/ Konformizmi, ose vetëvrasja morale

Nga Agim Baçi

Sa e mundur është të kapërcesh fëmijërinë? A janë vendimtare marrëdhëniet që ndërtojmë me prindërit në hapat e para të jetës? A mund të jemi në fund të jetës tonë vetvetja nëse kemi bërë vetëm atë që na kanë thënë të tjerët? Alberto Moravia,  i përket atyre shkrimtarëve që heronjtë e tij i ka në kufijtë e brishtë mes institktit dhe pamundësisë. Duket sikur nuk denjon aspak të ketë heronj që ndryshojnë botën. Moravias i intereson ajo që rrezikon të mbetet e fshehur brenda gjithsecilit, e duke qenë e tillë, edhe mund të kthehet në bombën e ndjesive ose në fundosjen e atyre që kurrë s’arrijnë të lexojnë vetveten.

Marçelo, personazhi kryesor i “Konformistit” është një person që ka vulën e tij të pavendosjes dhe dyzimit në fëmijëri. Ai është personi i rritur me prindër që e kanë patur gjithnjë larg vetes, me nënën që tenton të jetojë “e lirë” dhe babain i dyshuar për të çmendur. Diku thellë qëndron e pamundur për t’u kapërcyer një tentativë përdhunimi ndaj tij, tentativë që ka përfunduar me vrasjen pa dashje që ai i bëri personit që deshi ta joshte, ish-priftit Lino. E gjithë kjo panoramë është e pandalshme në atë çfarë thur Marçelo për vetveten. Edhe pse është tashmë një person i mirëarsimuar, ai është gati të marrë përsipër gjithçka, që të sigurojë një jetë të qetë.

Moravia na e prezanton Marçelon në prag të martesës me Xhulian. Ai është personi që ka marrë përsipër të jetë agjenti i fashistëve kundër atyre që duan të rrëzojnë pushtetin e Duçes. Eshtë një pjesë e jetës  personale e Moravias kjo betejë në fillim të jetës së tij, kur mbështeti personalisht antifashistët. Dhe e mvesh Marçelon pikërisht me njeriun që kërkon të jetë në rregull me atë që i kërkohet, duke shtypur brenda vetes gjithçka që mund të dëshirojë vetë. Guximi për të vepruar sipas dëshirës së tij, për të besuar apo kundërshtuar, ka marrë fund me kundërshtimin e mikut të tij të fëmijërisë, Robertit, për të vrarë hardhucat dhe qentë. Ka kundërshtuar vetëm kur shokët e klasës e kanë thirrur “Marçelina”, ndërkohë që dëshira për t’u dukur e bëri të kishte historinë me Linon i cili, edhe pse nuk arriti ta dhunonte seksualisht, i la atij peshën e një mëkati të pandashëm.

Kërkesa e Xhulias pak përpara martesës që që t’ia rrëfejë priftit mëkatet i jep mundësinë të kapërcejë të fshehtën e tij. Por Marçelo nuk i përket atyre që duan të vendosin vetë, të marrin vetë në duart e tyre fatin. Ai pret të vendosn të tjerët. Merr përsipër të vrasë profesorin e tij të universitetit. Në këtë rrugëtim i bashkëngjitet Xhulia, e cila nga një adhuruese në momentin e njohjes, vjen e rritet si personazh, duke qenë më e vendosur për atë që kërkon për jetën e saj. Ajo rrëfen të shkuarën e saj, që është përdhunuar nga shoku i babait, duke marrë përsipër edhe rrezikun se mund të braktisej nga i shoqi pas rrëfimit të së vërtetës. Një rrezik që Marçelo nuk e ndërmerr kurrë.

“…Marçeloja, para se të përgjigjej, heshti një çast. Tani ndërgjegjësohej se kishte ardhur çasti për të folur për misionin e vet, i cili, siç e dinte, parashikonte veprime të dënueshme, madje të dënuara që më parë nga normat e krishtera. E kishte parashikuar atë çast dhe me të drejtë i kishte dhënë rëndësi të madhe aftësisë së vet për ta kryer misionin. Atëherë, me një ndijim të qetë dhe të trishtuar të një zbulimi të parashikuar, vuri re, meqë gati po e hapte gojën të fliste, se ndiente një neveri të pakapërcyeshme. S’kishte neveri morale, as turp, as ndonjë lloj faji; përkundrazi, diçka krejt e ndryshme që s’kishte asnjë lidhje me fajin”. (Alberto Moravia, “Konformisti”, Përktheu Klara Kodra, “Toena”, f. 153)

Pra, vlera apo dyshimet, vijnë e zerohen përballë personazhit tonë, që është gati të marrë vendimin të vrasë Kuadrin në Paris e të shohë me indiferencë historinë që gruaja e profesorit, Lina, kërkon të tundojë Xhulian në preferencat e saj seksuale. Bindja se duhet të shërbejë për atë që i kërkohet, pasi kështu mund të bëhet pjesë e pranueshme e shoqërisë, merr rolin vendimtar. E pas arritjes së detyrës, nuk mund të mos shkojmë drejt vekjes aksidentale të personazhit tonë. Ashtu siç ishte edhe e gjithë jeta e tij, si një mungesë e qartë parashikimi dhe portret pavendosjeje.

Jo pak kritikë në Itali apo mbarë botën e kanë konsideruar romanin e Moravisë si një libër të angazhuar kundër vlerave të fashizmit. Në fakt, kjo linjë mundet nga ajo çfarë përfaqëson Marçelo në të gjitha shoqëritë, në çdo kohë. Konceptet politike që përfaqëson Marçelo dhe ata që mbështesin atë, apo edhe idetë e majta të profesor Kuadrit, janë një linjë që lidhin angazhimin e autorit me debatet mbi fashizmin dhe të majtën. Por ata mbeten në hije përballë pikëpyetjeve që ngre personazhi ynë, lidhur me vetëvrasjen morale që shkakton konformizmi i përhershëm, pa guxuar të japim përgjigje.

“Mendoi në atë çast se në rast se kishte pasur gabim, gabimi i parë dhe më i madh ishte ai se kishte dashur të dilte nga anormaliteti i vet, të kërkonte një normalitet çfarëdo nëpërmjet të cilit të komunikonte me të tjerët. Ky gabim kishte lindur nga një instinkt i fuqishëm; për fat të keq normaliteti me të cilin ishte ndeshur ky instinkt, s’ishte veçse një formë e zbrazët brenda së cilës gjithçka ishte anormale dhe arbitrare. Në përplasjen e parë, kjo formë ishte bërë copë e thërrime; dhe ai instinkt aq i përligjur dhe aq njerëzor e kishte shndërruar në xhelat atë që kishte qenë dikur viktimë”. (Alberto Moravia, “Konformisti”) /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Next Post
Qosja: Qeveria që rri në pushtet me dhunë, me dhunë do ta largojnë

Qosja: Qeveria që rri në pushtet me dhunë, me dhunë do ta largojnë

La Liga: Atletico Madrid kampione dimri

La Liga: Atletico Madrid kampione dimri

5 gjëra që mund të bëni me llumin e kafes

5 gjëra që mund të bëni me llumin e kafes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni