Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“LEXO!”/ Fuqia e pashmangshme e së papriturës

by te Sheshi
28/02/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
“LEXO!”/ Fuqia e pashmangshme e së papriturës

Shënime për librin “Mjelma e Zezë” e Nassim Nicholas Taleb

Nga Agim Baçi

Çfarë fuqie ka e papritura tek ne? Ç’fuqi kanë gjërat e padukshme? A duhet të vlerësojmë vetëm atë që duket apo të besojmë edhe tek fuqia e “heronjve në heshtje” të cilët kanë bërë shumë edhe pse njihen shumë pak? Nassim Nicholas Taleb, profesor i Shkencave të Pasigurisë, Dekan në Universitetin e  Massachusetts në SHBA, ka sjellë një vëzhgim të pasojave të së pamundurës, madje asaj më të pamenduarës se mund të ndodhë, në jetët tona. Parashikueshmëria dhe paparishikueshmëria, realiteti dhe metodat shkencore, pasioni dhe profesioni, e shumë dualitete të mendimit dhe veprimit tonë, vijnë përmes ballafaqimesh të cilët na vënë në një dilemë të thellë mbi atë që kemi menduar për një kohë të gjatë dhe për atë që na ndodh fare-fare pa menduar, por që më pas na fut në një rrjedhë ndryshimesh të pafundme.

taleb libri

“Mjelma e Zezë” është një libër që sjell të gjitha pikëpyetjet për metodat e mendimit bardh e zi dhe që zë ngushtë teoricienët e parashikimeve. I përshkruar si një esse, gati-gati si rrëfim letrar, libri i Taleb të befason e, njëkohësisht, të shkund përballë botës që shpesh i shpërfill edhe projektet më të detajuara e më mahnitëse.

“…Shihni pas në gjithë ekzistencën tuaj. Numëroni ngjarjet e mëdha, ndryshimet teknologjike dhe shpikjet që kanë ndodhur në mjedisin tuaj që nga lindja dhe krahasojini ato me atë që parashikohej apo pritej të ndodhte përpara se ato të shpikeshin. Sa prej tyre vijnë sipas një kalendari kohor të rregullt? Shihni në jetën tuaj personale, tek zgjedhja e profesionit tuaj, apo tek zgjedhja e shokut, tek emigrimi nga vendi juaj i origjinës, tradhtitë që keni ndeshur në jetë, pasurimin apo varfërimin tuaj të beftë. Sa shpesh kanë ndodhur këto gjëra në jetën tuaj sipas një plani?”. (Nassim Nicholas Taleb, “Mjelma e Zezë”, f. 7, përkthim nga Selami Xhepa)

E në fakt, kur kthejmë kokën pas, nisim të besojmë se shumë nga hapat e hedhur kanë qenë nga tjetër rrugë, nga e cila jemi nisur. Mbetet veçse nevoja e së duhurës, për të ditur që të fusësh në hullinë e ndjesive të tua atë që tashmë nuk mundet më të shmanget, por kërkon prej nesh vetëm të pajtohemi.

Me një seri faktesh nga përditshmëria, përfshi këtu shpikjet më të rëndësishme shkencore apo befasinë mbarëbotërore të 11 shtatorit 2001, Taleb kërkon nga lexuesi të rimendojë rreth vetvetes, që të gjejë një rrugëtim sa më të mirë të kuptimit të ideve të veta dhe të rrethanave të jetës së tij. Madje, Taleb, bazuar në edhe në disa eksperimente statistikash, na nxjerr në pah se,  pikërisht teoritë shpesh të kalkuluara, nuk janë garanci për veprimet më të mira, e as të duhurat për ne.

“Si mund të shkojmë logjikisht nga rastet specifike drejt konkluzioneve përgjithësuese? Si i dimë ato që dimë? Si e dimë që ato që kemi vëzhguar nga objektet dhe ngjarjet janë të mjaftueshme për të kuptuar cilësitë e tjera të tyre? Në dijen që fitohet nga vëzhgimet ka mjaft rrengje.” (Nassim Nicholas Taleb, “Mjelma e Zezë”, f. 77).

Në libër ndeshen dëshira për siguri dhe befasitë. “Provo dhe gabo”, këshillon Taleb, duke ofruar një udhëtim nga guximi, për të shmangur shtangien tonë nga një humbje e rastësishme, nga ngjarje që prekin përditshmërinë tonë fare papritur. Një libër reflektimesh për atë që dimë dhe atë që nuk dimë, për atë që mundemi dhe atë që nuk mundemi. Një libër që të zgjon nga gjumi i të qenurit i sigurt nga informacioni dhe dija që kemi marrë, duke na ftuar të mësojmë të lexojmë atë që na vjen papritur dhe vendos për jetët tona shumë më shumë se sa ajo që kemi programuar. Natyrisht, Taleb kurrë nuk ofron anashkalimin e dijeve, të statistikave, të programeve, por na ofron të mos mbetemi peng i arsyetimeve teorike, pa përfillur atë që vjen në mënyrë të pashmangshme e që ne na duhet ta lexojmë, për të bërë të mundur që të rigjejmë vetveten pas çdo stuhie ngjarjesh që mund të kemi në jetë. /tesheshi.com/   

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Lë Pen: Nëse do të isha amerikan, do të votoja Trump-in

Lë Pen: Nëse do të isha amerikan, do të votoja Trump-in

Mançester Siti fiton Kupën e Ligës falë Caballero-s, portierit rezervë

Mançester Siti fiton Kupën e Ligës falë Caballero-s, portierit rezervë

Konsumoni kafen? Ja cili është ndikimi tek femrat dhe tek meshkujt

Konsumoni kafen? Ja cili është ndikimi tek femrat dhe tek meshkujt

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni