Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“LEXO!”/ Ballkan, të pathënat e sptastrimeve fetare

by te Sheshi
12/10/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
“LEXO!”/ Ballkan, të pathënat e sptastrimeve fetare

Shënime për studimin “Vdekje dhe dëbim” të historianit dhe demografit amerikan Justin McCarthy

Nga Agim Baçi

A idimë të gjitha spastrimet që kanë ndodhur me myslimanët në në Ballkan, Anadoll e Kaukaz nga fillimi i shekullit 19 deri në vitin 22 të shekullit 20? Justin  McCarthy, profesor i historisë në Universitetin Louisville në SHBA, historian dhe demograf, vjen në shqip përmes shifrash dhe interpretimesh, duke dhënë një version shokues mbi atë çfarë ka ndodhur, jo aq për shifrat se sa për arsyet e pathëna nga librat e historisë europiane e ajo botërore lidhur me vrasjet dhe dëbimet e myslimanëve mes viteve 1821-1922 në Ballkan, Kaukaz e Anadoll.  McCarthy përshkruan përmes statistikave shifrat e vrasje-dëbimeve, ku në Ballkan, grekët, serbët, bullgarët e malazezët, përfituan nga aleanca e madhe me Rusinë, duke nisur një betejë kundër atyre që besonin ndryshe. 51qnwpuNCVL._SY344_BO1,204,203,200_

“Europianët e cilësuan nënshtrimin e Europës Osmane si një e drejtë e shumicave të krishtera për vetëqeverisje. Por kjo nuk është aspak e vërtetë: Në vitin 1912, myslimanët ishin grupi më imadh në Europën Osmane – shqiptarët në Perëndim, turqit në Lindje. Në tërësi, myslimanët ishin shumicë, ndonëse në masë të vogël. Ajo që ndodhi në të vërtetë, ishte mohimi itë drejtave të shumicës. Pjesa më e madhe e europianëve nuk dinin asgjë rreth shkatërrimit të popujve myslimanë, pasi politikanët apo gazetat e tyrer nuk iu rrëfyen asnjëherë atyre ngjarjet ashtu siç ndodhën. Ata që e njihnin mirë këtë shkatërrim nuk u shqetësuan aspak. Ç’është më e tmerrshmja, edhe sot e kësaj dite, librat e historisë ende shpërfillin fatkeqësinë që plakosi myslimanët”. (Shkëputur nga parathënia e librit “Vdekje dhe dëbim”, Justin  McCarthy, Alsar, f. 17)

Shënimet mbi mënyrat se si serbët, bullgarët, malazezët e grekët vepruan mbi myslimanët dhe pasuritë e tyre vjen përmes përshkrimeve të mbledhura nga konsujt e kohës, sidomos ato britanikë,  austro-hungarezë dhe të të dërguarve italianë në misione. Duke iu referuar historianit George Finlay, MeCarthy përshkruan edhe vrasjet dhe plaçkitjet të cilat nisën pas revolucionit të nacionalistëve grekë më 1921. Kjo lëvizje shfarosëse përshkruhet nga kronikanët se ka nisur nga Arqipeshkvi grek Germanos, i cili vepronte përmes thirrjes: “Paqe të krishterëve! Respekt konsujve! Vdekje turqve!”. Dhe me “turq” nënkuptoheshin myslimanët.

“Në muajin prill të vitit 1921, një popullsi myslimane, që shkonte mbi njëzet mijë frymë, jetonte e shpërndarë në Greqi dhe e punësuar në bujqësi. Sa pa kaluar dy muaj, pjesa më e madhe e tyre u kalua në teh- burrat, gratë, e fëmijët u vranë pa asnjë mëshirë apo keqardhje. Pleqtë ende tregojnë më gisht piergjet e gurëve dhe iu thonë shtegtarëve: Atje qëndronte pirgu (kulla) e Ali Agait, dhe atje ia morën shpirtin atij… ”.   “Vdekje dhe dëbim”, Justin  McCarthy, f. 30).

justin-mccarthy

Ndërkaq, historiani përshkruan se, kur janë shpërngulur shqiptarët nga dhuna serbe, greke e malazeze, nuk ka patur dallime nëse kanë qenë myslimanë apo të krishterë. Dëbimet ndaj shqiptarëve kanë qenë “racore”, siç cilësohej në atë kohë beteja e përplasjeve ballkanike, e cila jep edhe aleancën që përtej “fesë ndryshe”, dhuna e serbëve, grekëve dhe malazezëve ndaj shqiptarëve kishte të bënte me marrjen e pronave, e sidomos të territoreve, duke sjellë banorë serbë apo grekë që jetonin jashtë territoreve të tyre me qëllim zhdukjen e shqiptarëve.

“Aktet e shkatërrimit të gjithëmbarshëm të pronës, plaçkitjet, dhe masakrat e burrave, grave e fëmijëve kryhen nga komitet serbë, me një bashkëpunim të heshtur apo të drejtëpërdrejtë zyrtar, në fshatrat myslimane të kësaj krahine”. (Konsulli britanik Greig për Crackanthorpe, Manastir, 19 nëntor 1913, cituar nga McCarthy, “Vrasje dhe dëbim”, f. 206)

Historiani dhe demografi amerikan, vëren se, botimet serbe, bullgare e greke menjëherë pas Luftës së parë Botërore, por edhe pas Luftës së Dytë Botërore, kanë qenë një përpjeklje për të fshehur të vërtetën e asaj që ka ndodhur në Ballkan me myslimanët, sidomos ata shqipfolës, të cilët brenda pak vitesh u detyruan të braktisin fshatrat e tyre dhe të emigronin. Kronikanët flasin për mijëra ta masakruar e dëbuar nga Prishtina, Shkupi, e shumë fshatra, duke i shtyrë të mbijetuarit drejt Shqipërisë së kufinjve të sotëm. Shifrat e dhëna nga McCarthy hapin një debat të rëndësishëm, sidomos për historigrafinë shqiptare, e cila në atë periudhë kur fqinjët botonin “versionet e tyre” ishte e varfër në dhënien e argumenteve dhe kronikave, ndërkohë që nën diktaturën e egër komuniste, askush nuk u kujdes që të gjente të vërtetën, pasi sistemit  dhe historianëve të emëruar nga ai sistem u interesonte të kishin nën dhunë pjesën e mbetur të tërritorit shqiptar.IMG_1766-300x200

Vetë autori i studimit, i ftuar në Tiranë disa ditë më parë nga “Alsar” në prezantimin e këtij libri në shqip, shprehu befasinë e tij lidhur me këtë “neglizhencë” të histografisë shqiptare, për të rindërtuar të dhënat e asaj që ka ndodhur me shqiptarët, jo vetëm të besimit mysliman, por të gjithë atyre shqipfolësve, të cilët u dëbuan nga shtëpitë e tyre, ku fqinjët më pas ndërtuan historitë të cilët i këndojnë sot sipas versioneve të tyre nacionaliste. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Një lajm që nuk përbën lajm: arrestohet Albin Kurti

Një lajm që nuk përbën lajm: arrestohet Albin Kurti

Arrestimi i Albin Kurtit: aktivistë të VV-së gjuajnë me gurë policinë, kërkojnë lirimin e menjëhershëm

Arrestimi i Albin Kurtit: aktivistë të VV-së gjuajnë me gurë policinë, kërkojnë lirimin e menjëhershëm

Ku e çon mushka këtë njeri?

Ku e çon mushka këtë njeri?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni