Pasi ka arritur një rezultat suprizë në Shkodër, Tom Doshi ka dhënë dorëheqje nga PSD-ja e tij, një lëvizje shahistike nga e cila mund të përfitojë PS.
“Unë i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill.
I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, shkruan Tom Doshi.
Siç duhet, ai është i padëshirueshëm nga SHBA dhe, me këtë lëvizje, mandati tij dhe të tjerë që ka fituar, me gjasë mund t’i bashkangjiten PS-së. /tesheshi.cm/