“Ne ndajmë shqetësimet e disa vendeve anëtare për sigurinë, por Schengen është i gjallë dhe duhet të mbetet i gjallë, sepse nëse Schengen “vdes”, Evropa do të “vdesë”.
Kështu është shprehur për gazetarët, Komisioneri Europian për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopulos, pas një takimi të ministrave të BE-së në Luksemburg, raporton scan.
Disa vende evropiane, të kryesuar nga Franca dhe Gjermania janë në favor të ndryshimit të rregullave të Shengenit që ato i konsiderojnë të vjetruara, duke pasur parasysh kërcënimin e vazhdueshëm terrorist, ndaj në këtë parim KE ka pranuar të ndryshojë rregulloret e Schengenit.
Pa pritur që KE të zbatojë reformat, duke zbatuar rregulloret aktuale, këto vende kanë njoftuar tashmë se do të zgjasin kontrollet e përkohshme kufitare të paraqitura në 2015 për gjashtë muaj të tjerë. /tesheshi.com/