Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Letra që dërrmon Selinë e Shenjtë: Papa Piu XII e dinte për Holokaustin…

Një korrespondencë nga arkivat e Vatikanit që përgënjeshtron Vatikanin

by te Sheshi
18/09/2023
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Letra që dërrmon Selinë e Shenjtë: Papa Piu XII e dinte për Holokaustin…

Një korrespondencë e sapozbuluar sugjeron se Piu XII, i cili ishte kreu i Kishës Katolike Romake gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte informacion të detajuar nga një jezuit gjerman se deri në 6000 hebrenj dhe polakë vriteshin çdo ditë në dhomat e gazit në Poloninë e pushtuar nga gjermanët.

Kjo korrespondencë minon argumentin e Vatikanit se në atë kohë nuk mund të konfirmonte raportimet për krimet naziste, ndaj as nuk i dënoi ato, raporton AP.

Këto dokumente nga arkivat e Vatikanit, të botuara këtë fundjavë në të përditshmen italiane Corriere della Sera, ka të ngjarë të nxisin më tej debatin mbi trashëgiminë e Papa Piut XII dhe fushatën e tij tashmë të ngecur të lumturimit.

Historianët kanë qenë prej kohësh të ndarë në lidhje me pontifikatin e Piut XII.

Gjashtë mijë hebrenj dhe polakë vriteshin çdo ditë

Ndërsa mbështetësit e tij këmbëngulin se ai përdori diplomaci të qetë për të shpëtuar jetë hebreje, kritikët thonë se ai qëndroi i heshtur ndërsa Holokausti ishte në lëvizje të plotë.

Corriere della Sera botoi një letër të një prifti jezuit gjerman drejtuar sekretarit të Papës nga një libër i shpallur mbi dosjet e sapohapura nga koha e pontifikatit të Piu-sit, shkruar nga Giovanni Coco, një studiues dhe arkivist në Arkivin Apostolik të Vatikanit.

Coco i tha gazetës italiane se letra është domethënëse sepse është një korrespondencë e detajuar për shfarosjen naziste të hebrenjve dhe vjen nga një burim i informuar i kishës në Gjermani, i cili ishte pjesë e rezistencës katolike anti-Hitler dhe ishte në gjendje të transmetonte informacione sekrete në Vatikan.

Një letër nga prifti Lothar König drejtuar sekretarit të Piu-sit, jezuitit Robert Leiber, gjithashtu gjerman, mban datën 14 dhjetor 1942.

Në letrën, e shkruar në gjermanisht, König i drejtohet Leiber-it si “mik i dashur” dhe më tej raporton se nazistët vrasin deri në 6000 hebrenj dhe polakë çdo ditë nga Rawa Ruska, një qytet në Poloninë e paraluftës, i cili tani është në Ukrainë, dhe që transportohen në kampin e vdekjes në Belzec.

Midis 3000 dhe 5000 njerëz u qëlluan në vend

Sipas memorialit të Belzec-it, i cili u hap në 2004, gjithsej 500,000 hebrenj u vranë në atë kamp.

Në faqen e internetit të memorialit thuhet se rreth 3500 hebrenj nga Rawa Ruska u dërguan në Belzec në vitin 1942, në atë geto hebraike, duke u likuiduar.

“Midis 3,000 dhe 5,000 njerëz u qëlluan në vend dhe 2,000 deri në 5,000 njerëz u dërguan në Belzec,” sipas faqes së internetit.

Data e letrës së Köenig është domethënëse, pasi sugjeron që korrespondenca nga një koleg i besuar jezuit mbërriti në zyrën e Piu-sit po atë tre javë përpara Krishtlindjes 1942, në një kohë kur Papa po merrte disa nota diplomatike nga të dërguarit britanikë dhe polakë në Vatikan me raportin se deri atëherë kishte deri në një milion hebrenj të vrarë në Poloni.

Megjithëse nuk mund të thuhet me siguri se Piu XII e pa letrën, Leiber ishte ndihmësi i tij kryesor dhe ishte në shërbim të tij kur ishte ambasador i Vatikanit në Gjermani gjatë viteve 1920, duke sugjeruar një marrëdhënie të ngushtë pune mes tyre, veçanërisht për çështjet që lidhen me Gjermaninë.

 Lajme të sakta dhe të detajuara për krimet kundër hebrenjve

Sipas librit të antropologut fitues të çmimit Pulitzer David Kertzer, “Papa në luftë”, një zyrtar i lartë qeveritar, Domenico Tardini, i tha të dërguarit britanik në Vatikan në mesin e dhjetorit 1942 se Papa Piu XII nuk mund të fliste për mizoritë naziste sepse Vatikani mund të mos verifikonte informacionin.

“Risia dhe rëndësia e këtij dokumenti vjen nga ky fakt: se tashmë ka siguri se Piu XII mori lajme të sakta dhe të detajuara nga Kisha Katolike në Gjermani për krimet e kryera kundër hebrenjve”, tha Coco për Corriere della Sera.

Megjithatë, Coco vuri në dukje se König i kërkoi gjithashtu Selisë së Shenjtë të mos e bënte publike atë që kishte zbuluar sepse kishte frikë për jetën e tij dhe jetën e burimeve të tij që i dhanë informacionin.

Trashëgimia e Piu-sit dhe zbulimet nga arkivat e sapohapura të Vatikanit do të diskutohen në një konferencë të madhe në Universitetin Papnor Gregorian të Romës muajin e ardhshëm, i dukshëm për listën e pjesëmarrësve dhe spektrin e sponsorizimit.

Vatikani, Instituti i Kërkimeve të Holokaustit të Izraelit Yad Vashem, Memoriali i Holokaustit të SHBA-së, si dhe ambasadat izraelite dhe amerikane, ndër të tjera, e mbështesin atë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin
Bota & Rajoni

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Next Post
Hungarezët bllokojnë hyrjen e Suedisë në NATO?

Hungarezët bllokojnë hyrjen e Suedisë në NATO?

Liria e paprecedent që po gëzon Beleri nga burg

S’ka liri për Belerin

Kurti godet Borrell-Lajçakun: Palë me Serbinë!

Kurti godet Borrell-Lajçakun: Palë me Serbinë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni