Letrën që ministri Xhafaj ia dërgonte Krimeve të Rënda për të pyetur Bashën e Berishën mbi kokainën e Mamurasit, kreu demokrat e ka marrë si shantazh.
“Kjo letër është akt i dënueshëm i ministrit Xhafaj. Është vendosja de juro e prokurorisë nën urdhrat e ministrisë së Brendshme. Prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën”, ishte reagim i kreut demokrat gjatë një deklarimi për mediat.
Në gjykimin e ministrit Xhafaj, dyshja demokratë duhet të thirret e të dëshmojë në Prokurori ato që ata pretendojnë se dinë mbi poseduesit e sasisë së kokainës. /tesheshi.com/