Komisioni Europian reagoi mbi letrën e Metës, trajtuar nga mazhoranca si anti-negociata, e nga presidenti si sqaruese. Sipas KE-së, është Venecia ajo që orienton se kah është e drejta.
“Ekziston një mosmarrëveshje në lidhje me emërimin e fundit të një prej gjyqtarëve, për shkak të një interpretimi ndryshe të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës. Komisioni i Venecias do të publikojë një opinion mbi këtë çështje në mars 2020.
Komisioni nuk bën komente në lidhje me mosmarrëveshjen midis autoriteteve të Shqipërisë. Ne presim opinionin që Komisioni i Venecias do të publikojë së shpejti”, thuhet në reagim”. /tesheshi.com/