Në bazën ushtarake “Camp Adazi” në Letoni, u zhvillua një ceremoni në nder të ushtarakes 32-vjeçare shqiptare Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë një procesi çminimi në kuadër të operacioneve të NATO-s.
Sakaq, nga shtabi i Aleancës erdhi dhe një ngushëllim për këtë humbje.
“Me keqardhje të thellë brengosemi për humbjen e njerës prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi të gjithë thellësisht të prekur nga humbja e Hasanaj dhe në këto kohë të vështira i shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë të afërmve të saj.
Ne qëndrojme në solidaritet me aleatet shqiptarë dhe miqtë tanë ndërsa vuajmë humbjen dhe plagosjen e kolegeve tanë të NATO Ehanced Forward Presence Battle Group”, u tha në një mesazh ngushëllues. /tesheshi.com/