Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

LETRA/ Daniel Serwer për Thaçin: Grenell, një mashtrues e dështak! Prisni 3 nëntorin për fatin e Kosovës

by te Sheshi
19/03/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
LETRA/ Daniel Serwer për Thaçin: Grenell, një mashtrues e dështak! Prisni 3 nëntorin për fatin e Kosovës

Analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, i ka dërguar një letër publike presidentit Thaçi, jo pak tronditëse.

Aty, Serwer vizaton një realitet amerikan krejt tjetër nga ai që pretendon Thaçi, ose një pjesë e mirë e elitës politike kosovare, ku dhe i dërguari Grenell quhet një “mashtrues” e “dështak”.

Sipas tij, Thaçi nuk po tregohet i sinqertë nga ajo çfarë ka biseduar me Vuçiçin nën hyqmin amerikan, gjë që duhet ta bëjë – pretendon Serwer.

Ky i fundit shokon dhe me të tjera fakte e qasje, duke rrëzuar shumëçka prej mitit amerikan në Kosovë.

Letra e plotë:

Kjo është përgjigjja ime ndaj Presidentit, të cilin e kam njohur që nga vizita e tij e parë në SHBA, pas luftës në vitin 1999:

I dashur Hashim,

Unë jam plotësisht “simpatizues” ndaj ambicieve euro-atlantike të Kosovës dhe vazhdimisht kam bërë përpjekje për këtë qëllim.

Por nuk është e mençur të besosh që Uashingtoni i kushton “vëmendje të plotë” dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka qenë një proces krejtësisht i errët.

Pak në Washington madje e dinë që po ndodh, dhe më pak brengosen për këtë.

Kjo pavëmendje u ka dhënë mundësinë lobistëve të angazhuar nga Beogradi të ndikojnë në një administratë që kujdeset pak për Ballkanin dhe aspak për Kosovën, të cilën e konsideron si produkt të Administratës së përçmuar të (Bill) Clintonit.

Më keq se pavëmendja amerikane dhe paragjykimi pro-serb është se populli i Kosovës dhe i Serbisë nuk dinë asgjë për atë që po diskutohet në takimet tuaja të përsëritura me presidentin (Aleksandar) Vuçiq.

Qytetarët tuaj kanë kërkuar transparencë. Unë kam kërkuar më shumë se një herë për një azhurnim. Asgjë nuk ka. Kjo ju lë “të ekspozuar” ndaj thashethemeve, të cilat nuk janë domosdoshmërisht të sakta. Vetëm transparenca që ju premtoni mund ta rregullojë atë problem.

Richard Grenell është një njeri që ka dështuar si ambasador në Gjermani dhe po dështon si Drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare.

Ai gjithsesi po bën një punë “mashtruese” në Ballkan, duke prezantuar marrëveshjet e vogla të transportit si hapa të mëdhenj përpara.

Ai po punon gjithashtu shumë për të bërë presion ndaj kryeministrit (Albin) Kurti me kërcënimet e tërheqjes së trupave dhe ndihmave amerikane.

Albini është i përkulur, por jo akoma i thyer përballë kërkesës së SHBA që ai të largojë taksën për mallrat serbe.

Qëllimi përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i tokës/njerëzve që administrata Trump po bën presion dhe ju keni treguar shenja se mund të pranoni.

Një shumicë e popullsisë suaj, përfshirë serbët në jug të Ibrit, janë kundër kësaj ideje të pakuptimtë, e cila do ta bënte Kosovën një burim paqëndrueshmërie në të gjithë Ballkanin dhe më gjerë.

Ju sigurisht që mund të më bindni se jam gabim në të menduarit se jeni gati të tregtoni pjesë të Kosovës me popullsi serbe për hapësira të Serbisë me popullsi shqiptare: jepni parlamentit të Kosovës një llogari të plotë dhe të ndershme të bisedimeve me Vuçiqin.

Kjo duhet të përfshijë agjendat, çdo draft ose propozim nga secila palë, dhe një transkriptim të plotë të dialogut në nivelin më të lartë dhe në çdo grup punues.

Pastaj kthejeni përgjegjësinë për dialogun me qeverinë, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi dhe parlamenti tani e ka konfirmuar.

Bërja e Albinit udhëheqës (të dialogut) t’ju heq ngarkesën dhe do t’i vendosë serbët në një pozitë të vështirë, pasi kryeministrja e tyre – e favorizuara e presidentit – nuk mund të pretendojë të ketë llojin e mandatit popullor që ka Albini.

Ju jeni pa dyshim i zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve që sollën Albinin në pushtet, pasi ata lanë partinë tuaj në vendin e tretë.

Por, të punosh me vendin e dytë të zgjedhjeve për të rrëzuar Kryeministrin nuk do t’i bëjë aspak mirë Kosovës.

Kjo rrezikon të ndezë një stuhi që do t’i japë fund perspektivës së pezullimit të taksës ose përparimit edhe më tej me dialogun me Serbinë.

Për një atdhetar kosovar, dhe shpresoj se kam të drejtë të supozoj se do të dëshironit të konsideroheshit si i tillë, shpejtësia nuk duhet të jetë përparësia.

Nuk ka asnjë avantazh në synimin e një marrëveshje përpara zgjedhjeve të 26 prillit të Serbisë.

Presidenti Vuçiq do të jetë më i lirë të bëjë lëshime për Kosovën pas zgjedhjeve sesa më parë. Kosova do të ishte e mençur të presë edhe më gjatë: derisa pasi amerikanët të shkojnë në votime në 3 nëntor.

Nëse atëherë ekziston një President (Joe) Biden – një mik i vërtetë i Kosovës – mund të prisni që ai të fuqizojë një të dërguar serioz për të bashkëpunuar me Evropën, diçka që Grenell nuk mund ta bëjë kurrë, sepse ai dhe Presidenti Trump “ndjejnë neveri ndaj” Bashkimit Evropian, në arritjen e marrëveshjeve serioze midis Kosovës dhe Serbisë.

Aksioni i përbashkët i SHBA/BE është një parakusht për të sjellë presion të papërballueshëm për Beogradin. Grenell as nuk po përpiqet për ta bërë një gjë të tillë.

Nëse Trump rizgjidhet, kushdo që është në pushtet në Kosovë do të duhet të “jetë i gatshëm” për të mbrojtur vendin tuaj nga sulmi i ideve të këqija të ndarjes – pëlqimet e Grenell do të vazhdojnë të gjenerohen.

Shumica e qytetarëve tuaj duan një marrëveshje me Serbinë që e njeh shtetin e Kosovës si sovran dhe të pavarur brenda kufijve të saj aktual dhe i lejon asaj të hyjë në Kombet e Bashkuara.

Kjo nuk është në ofertë akoma.

Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe në mënyrë që të marrë një të mirë, në kohën e duhur dhe me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së.

Deri atëherë, përmirësimet në rritje janë gjithçka që mund të shpresohet.

Arti i qeverisjes kërkon që të inkurajoni qytetarët tuaj të jenë të durueshëm. Gjëra të mira vijnë për ata që mund të presin. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian
Politikë

Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian

09/07/2025
Next Post
Banka Europiane njofton një paketë të jashtëzakonshme prej 750 miliardë eurosh

Banka Europiane njofton një paketë të jashtëzakonshme prej 750 miliardë eurosh

Ushtria amerikane lë bazat në Irak

Ushtria amerikane lë bazat në Irak

Shtim rutinor i të infektuarve në Shqipëri, risia: tre italianë e dy kavajas

Shtim rutinor i të infektuarve në Shqipëri, risia: tre italianë e dy kavajas

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni