Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Letër në redaksi: Kolosët që u bënë llosa, kriza e mendimit islam dhe përgjegjësia e humbur

Tre propozime nga një lexues mbi përmisimin e situatës në një komunitet fetar

by te Sheshi
29/01/2025
in Kritikë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Letër në redaksi: Kolosët që u bënë llosa, kriza e mendimit islam dhe përgjegjësia e humbur
247
SHARES

Në çdo epokë, kur kombet dhe komunitetet përballen me sprova të mëdha, kolosët e mendimit janë ata që ndriçojnë rrugën, japin vizion dhe vendosin themelet për një të ardhme më të drejtë. Në historinë islame, mendimtarët e mëdhenj ishin ata që sfiduan padrejtësitë, ndërtuan shtete, zhvilluan jurisprudencën dhe udhëhoqën umetin drejt lavdisë dhe drejtësisë. Por sot, kolosët e mendimit islam nuk janë më ata që ishin. Ata janë shndërruar në heshtës të mëdhenj, në burokratë të ftohtë, në firmosës kontratash dhe në përfaqësues të një feje pa frymë, pa forcë, pa vizion.

E para: Në kohën e tyre, popullsia myslimane ra në mënyrën më të padrejtë të mundshme, u shfaros, u shpërngul, u dhunua, dhe liderët e mendimit islam reaguan me një letër burokratike, një komunikatë formale, një shprehje boshe për keqardhje. Ata nuk u ngritën për të mbrojtur të drejtat e komunitetit të tyre, nuk ndërmorën hapa juridikë për të mbrojtur identitetin mysliman në vendet ku ai po fshihej me forcë.

Në këtë drejtim, duhet të ketë një qasje të re. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe organizatat e tjera islame duhet të marrin një qëndrim të qartë dhe të padisin shtetin në gjykatë për manipulimin e censusit. Nuk mund të pranojmë që realiteti demografik i myslimanëve në Shqipëri të fshihet nga dokumentet zyrtare pa asnjë reagim të fortë dhe të vendosur. Një komb që nuk njeh veten, nuk mund të ndërtojë të ardhmen e tij.

E dyta: U shkatërrua tërësisht koncepti i myslimanit sunnit. Dikur, ky mysliman ishte një figurë e respektuar, një njeri i dijes, i urtësisë dhe i drejtësisë. Sot, liderët fetarë janë bërë thjesht menaxherë kontratash ndërtimi, të obsesionuar me marrëveshjet financiare, me projektet dhe me ruajtjen e status quo-së. Në vend që të merren me edukimin, drejtësinë, të mbrojnë parimet e fesë, ata janë kthyer në personazhe të rrjeteve sociale, në figura pa përmbajtje, të cilët shqetësohen më shumë për imazhin e tyre sesa për të ardhmen e myslimanëve.

Për të ndalur këtë degradim, duhet një konferencë mbarëkombëtare e mendimtarëve islamë, ku të diskutohen çështjet themelore të islamit në Shqipëri. Kjo konferencë duhet të sjellë një pakt etik, që të rregullojë marrëdhëniet mes tarikatëve dhe komunitetit sunnit, duke krijuar një strukturë të përbashkët që përfaqëson të gjithë. Nuk mund të ketë më ndarje dhe përçarje mes myslimanëve, nuk mund të ketë më heshtje përballë padrejtësive, nuk mund të ketë më një komunitet të paorganizuar.

E treta: Për arsye ekonomike, komuniteti mysliman është bërë një bashkësi lypsarësh. Pa pavarësi ekonomike, pa strategji financiare, duke jetuar me donacione dhe lëmosha nga jashtë. A mund të ketë dinjitet një komunitet që nuk e mban veten ekonomikisht? A mund të ketë zë një imam që paguhet aq pak sa mezi siguron jetesën?

Duhet një ristrukturim i ekonomisë islame, duke përfshirë:

Rritjen e financimit për imamët, në mënyrë që ata të kenë kushte të denja dhe të përqendrohen në përhapjen e dijes.

Investimin në edukim, për të siguruar që gjeneratat e ardhshme të kenë një arsim fetar cilësor dhe një bazë të fortë intelektuale.

Zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme islame, përmes ngritjes së fondacioneve financiare që ndihmojnë myslimanët të zhvillohen dhe të jenë të pavarur.

E katërta: Përfaqësuesit publik të islamit nuk kanë më as ide, as qëndrime, as guxim. Ata nuk lexojnë libra, nuk mbajnë qëndrime të forta, nuk kanë më kurajë të sfidojnë padrejtësitë. Janë kthyer në manekinë pa shpirt, që lëvizin nga një event në tjetrin, nga një kamerë në tjetrën, duke folur fjalë të bukura por bosh.

Në këtë aspekt, duhet një kod etik i qartë, që:

Saktëson marrëdhëniet mes përfaqësuesve publikë dhe qëndrimeve të tyre fetare.

Përcakton qartë kufirin mes angazhimit politik dhe atij fetar.

Krijon rregulla për transparencën ekonomike dhe rolin e liderëve fetarë në shoqëri.

Por më e rëndësishmja: mendimtarët islamë duhet të rikthehen në rolin e tyre si udhëheqës të dijes dhe të drejtësisë. Islami nuk ka nevojë për burokratë, as për heshtës të mëdhenj, as për manekinë. Islami ka nevojë për njerëz që e kuptojnë kohën, që lexojnë, që veprojnë, që kanë kurajën të përballen me pushtetet e padrejtësisë dhe të mbrojnë të vërtetën.

Përndryshe, ata nuk janë më kolosë të mendimit islam. Janë thjesht llosa, njerëz pa peshë, që besimtarët do t’i harrojnë me kohën. Historia nuk mban mend ata që heshtën kur duhej të flisnin. Historia nuk respekton ata që u shitën për para. Historia do të mbajë mend ata që nuk u dorëzuan.

Dhe ndihma e Zotit është për ata që veprojnë, jo për ata që presin pa bërë asgjë.

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Nga Dr. Siri Hoxha: Bektashinjtë, për “ç’monument kulture” bëhet fjalë?

Nga Dr. Siri Hoxha: Bektashinjtë, për “ç’monument kulture” bëhet fjalë?

Siria e re, tashmë me një president të përkohshëm

Siria e re, tashmë me një president të përkohshëm

Tragjedi amerikane në qiellin e Uashingtonit

Tragjedi amerikane në qiellin e Uashingtonit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni