Besohet se shumë fruta i kanë vlerat ushqyese në lëkurën e tyre dhe rekomandohet që këto të fundit mos të qërohen. Vitet e fundit dietologët kanë dalë në përfundimin se dhe kivi duhet ngrënë me lëkurë pasi të jetë pastruar mirë.
Po me bananen si t’ia bëjmë ? Vërtetë që lëkura e bananes nuk mund të konsumohet, por ne mund të përfitojmë prej saj në një tjetër mënyrë. Lëkura e këtij fruti tropikal është e pasur me aminoacide dhe vitamina ushqyese si (si A, B, C dhe E). Dhe më herët kemi shkruar për përdorimet e lëkurës së frutit të verdhë, por sot do të njiheni me një tjetër përdorim special, lëkura e bananes si hidratuese !
Nuk është një maskë, as përzihet me ndonjë produkt tjetër, e vetmja gjë që duhet të bëni është të fërkoni lëkurën e trupit dhe të fytyrës me lëkurën e bananes. Nëse e përsërisni këtë veprim disa herë në jave do të vëreni që lëkura do të jetë thellësisht e hidratuar dhe e qetë./tesheshi.com/