Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Leicester City si Hirushja e futbollit: e bukura ëndërr vazhdon

by Te Sheshi
07/02/2016
in Kryesore, Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
Leicester City si Hirushja e futbollit: e bukura ëndërr vazhdon

Nga Bujar M. Hoxha

Barcelona, Atletiko e Madridit dhe Reali i Madridit kryesojnë kampionatin në Spanjë, Napoli e Juventusi bëjnë të njëjtën gjë në Itali, e po kështu Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit në Bundesligë. PSG-ja në futbollin elitar francez është një tjetër histori, me një dominim absolut. Janë të tëra skuadra të njohura, e kryesimet e tyre në kampionatet respektive janë të pritshme. Ngjajnë këto kampionate si gjella pa kripë, e cila nuk ka shije. E njëjta melodi, e njëjta rrëfenjë.

Por nuk ngjet kësisoj në Anglinë e mbuluar nga retë, ku Lestër Siti (Leicester City) i ka nxjerrë zbuluar qindra analistë e njohës të përkryer të futbollit, që ende nuk u besojnë syve tek shohin atë që mund të jetë befasia më e madhe e tërë futbollit anglez. Prandaj ky sport është më tërheqës në ishull, ndonëse jo më i bukur se diku tjetër.

Lestëri fitoi këtë fundjavë ndaj Mançester Sitit. Fitoi në mënyrë bindëse, në rezultat e në lojë. E për më tepër, në fushë kundërshtare. Me një kundërsulm të përkryer, me një skuadër të vendosur jashtëzakonisht mirë në fushë.

Dhe Lestëri kryeson në Premier League.

Përmasa gjigande e surprizës bëhet fare e dukshme kur sheh se Lestëri ka 53 pikë pas 25 ndeshjesh, ndërkohë që më shumë pikë ka mbledhur në një sezon të tërë, në atë të viteve 1999-2000. 55 pikë është kulmi i Lestërit, i arritur atëbotë.

Lestëri shpëtoi paq sezonin e shkuar, duke e siguruar qëndrimin në Premier League pas shumë mundimesh. Por të gjithë në Angli filluan të buzëqeshnin tërë ironi e ta quanin punë të mbaruar rënien e Lestërit një kategori më poshtë këtë sezon kur drejtuesit e klubit vendosën të ulnin në stol romanin Klaudio Ranieri. Me një karrierë të gjatë si trajner, por me vulën si një humbës i paparë, Ranieri qe turpëruar së fundi si drejtues teknik i përfaqësueses greke, duke u shkarkuar në pak muaj pas rezultateve tmerrësisht të këqija.

Dikur në drejtimin e Valencias, Atletikos së Madridit, Çelsit, Parmës e Juventusit, Romës, Interit e Monakos, Ranieri do të kënaqej me detyrën e re si trajner i Lestër Sitit, edhe pse do duhej të duronte romuzet e anglezëve. “Një zgjedhje pa frymëzim” do ta quante ish-sulmuesi i famshëm i Anglisë, Geri Lineker, vendimin për uljen e Ranierit në stolin e Lestërit. Kaq mjafton për të kuptuar se anglezët i kishin dhënë shkelmin Lestërit pa filluar kampionati.

Dhe ironia është therëse: njeriu që u dëbua nga përfaqësuesja greke po tenton të bëjë me Lestërin surprizën e dytë të madhe të dekadave të fundit në futbollin europian pas shpalljes së Greqisë kampione e Europës në vitin 2004.

Për t’u kthyer te lojtarët, që as krahasohen nga emrat e nga shifrat me yjet e Çelsit, Arsenalit, Mançester Sitit e Mançester Junajtedit, Totenhemit e Liverpulit. Me një Shmajkel në portë që kurrë nuk e pati shkëlqimin e të atit. Me Huthin në mbrojtje, që nga një prej lojtarëve gjermanë më premtues, ka një karrierë në tatëpjetë. Me algjerianin Mahrez që po kërkohet nga shumë ekipe, që përvojë ka veç nivelet e dyta të futbollit francez. E me Vardin (Jamie Vardy) që është pabesueshmërisht golashënuesi më i mirë i Premier League-s pasi ka luajtur me skuadra krejtësisht mediokre. Lojtari që nuk e njihte askush, është sot më i kërkuari. Por ai ka dhënë dhe një provë burrërie e virtyti: ka zgjedhur të respektojë klubin e të mos rendë pas parave. Do të qëndrojë te Lestëri deri në 2019-ën, edhe pse mund të ishte mbuluar me euro teksa e kërkonin një mori skuadrash.

Pak ekipe kanë mundur ta prishin hegjemoninë e emrave të mëdhenj në futbollin anglez, e megjithatë, jo kaq pa peshë si Lestëri. Në shekullin e ri kampionë janë vetëm Mançester Junajtedi, Arsenali, Çelsi e Mançester Siti.

Reali i Madridit, Valencia, Barcelona e Atletiko e Madridit janë kampionët e Spanjës që nga 2000-shi e këtej.

Roma, Juventusi, Milani e Interi e kanë merituar titullin kampion në Itali në të njëjtën periudhë.

Në Gjermani e kanë ngritur trofeun e skuadrës më të mirë në këta 15 vite Bajerni i Mynihut, Borusia e Dortmundit, Verder Bremeni, Shtutgarti e Volfsburgu.

Nanta, Lioni, Bordoja, Olimpiku i Marsejës, Lila, Montpeljeja e Paris Sent-Zhërmeni kanë spikatur në Francë, me titullin e kampionit të kaluar nga njëri ekip te tjetri në një dekadë e gjysmë, në pesëmbëdhjetë sezonet e fundit.

Asnjëra prej këtyre skuadrave nuk ka të krahasuar me Lestërin. Të tëra kanë histori të gjatë, fitore të njëpasnjëshme e jo kështu, por asnjë nga këto emra nuk është kaq modest sa Lestëri.

Prandaj Lestër Siti është një përjashtim, një befasi që nuk ka të mbaruar, një çudi në futbollin e milionave.

Prandaj Lestëri duhet ta çojë ëndrrën në fund, edhe si një mesazh, edhe si një mësim: se suksesi nuk blihet vetëm me para, se fitues mund të dalësh dhe veç me pasion, me punë e sakrificë!

Vetëm 13 ndeshje i kanë mbetur Lestër Sitit nga kthimi i ëndrrës në realitet. E pengesa më e madhe është të dielën e 14 shkurtit. Përvoja më e hidhur e Lestërit në këtë sezon është humbja e thellë në shtëpi më 26 shtator të 2015-ës. Sfida ndaj Arsenalit do të përfundonte 2-5. Momenti ka ardhur për hakmarrjen. Lestërit do i duhet të shtrëngojë dhëmbët shtatë ditë më pas.

Që ëndrra të vazhdojë, Lestër Siti duhet të fitojë!

E bukur është kjo ëndërr, jo vetëm për Lestër Sitin! /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Next Post
E veja e Aleks Nikajt i shkruan eurodeputetëve: BE të gjejë drejtësi për 21 janarin

E veja e Aleks Nikajt i shkruan eurodeputetëve: BE të gjejë drejtësi për 21 janarin

Vendimi Haradinajt për shkuar te Jahjaga, e vë përballë akuzave për “flirt” me pushtetin

Vendimi Haradinajt për shkuar te Jahjaga, e vë përballë akuzave për “flirt” me pushtetin

“LEXO!”/ Dashuria dhe Vdekja, ose e shkuara që mbetet

“LEXO!”/ Dashuria dhe Vdekja, ose e shkuara që mbetet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni