Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Legjendat urbane me mandatin e dytë, ja precedentët: janë rrëzuar apo forcuar liderët në 27 vite

by te Sheshi
03/04/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Legjendat urbane me mandatin e dytë, ja precedentët: janë rrëzuar apo forcuar liderët në 27 vite

Analiza politike tek ne prej kohësh është kthyer në një “sport” ku komentatorët nuk janë ndjekës të rregullt të zhvillimeve, por thjesht caktohen si “lojtarë” nga kryetarët e partive për të përfaqësuar në panele lojtarët e mëdhenj.

Por, ky lloj sporti nuk është më “qibar” si dikur.

Ashtu si edhe në panelet e emisioneve sportive, ku kryesisht modele apo miss-e flasin për futbollin pa parë kurrë në jetën e tyre një ndeshje 90 minuta, ashtu edhe në politikë sheh përditë “analistë” që për të argumentuar synimin e asaj që duan të mbrojnë, këpusin kopaçe papushim, ani se as kanë kohezion historik e politik, por edhe ecin jashtë shtratit të logjikës dhe dialektikës.

E tillë është edhe legjenda që qarkullon shpesh në media kohët e fundit, sidomos pas 25 qershorit të vitit të shkuar, që për të krijuar një bindje në opinion, kanë hedhur idenë se mandatet e dyta janë të dështuara, pasi ashtu kanë qenë historikisht në Shqipëri.

Një argument të tillë e elaboronte sot edhe Agron Gjekmarkaj.

Për të ardhur tek përfundimi i tij, që dihet nga të gjithë që është pro opozitës apo PD-së, Gjekmarkaj theksonte se mandati i dytë i Ramës po shkon rrokopujë si rrjedhojë dialektike e realitetit politik shqiptar nga viti 1990.

Kush është i moshës nga 45 vjeç e lart, pra që kanë bërë marksizëm në shkollë e di se dialektika ka qenë pjesë thelbësore e filozofisë marksiste-leniniste.

Por historia botërore e ka provuar se dialektika nuk është “instrument” i saktë matës, por si shumë aksesorë të tjerë është përpjekje për të parë perceptimin e rrjedhimeve historike në një vend të caktuar, apo edhe në rrafshin global.

E për të ardhur tek argumenti që shtronte Gjekmarkaj, e në fakt jo vetëm ai, tek “legjenda e mandatit të dytë”, mjafton të bëjmë një renditje të thatë të fakteve historike.

Le të marrim rastin e qeverisë së parë të partisë Demokratike, pra mandatin e dytë pas zgjedhjeve të 26 majit 1996.

Mandati i parë i PD-së, pavarësisht se shumëkush mund ta quajë të suksesshëm(ndoshta shkencërisht ka qenë i tillë) elektoralisht, Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi kanë humbur dy betejat politike të mandatit të parë: zgjedhjet lokale të 26 korrikut të vitit 1992 dhe referendumin e Kushtetutës së 6 nëntorit 1994.

Për të ardhur te beteja e 26 majit 1996, edhe pse u fitua nga PD-ja, realisht qeveria që erdhi nga këto zgjedhje nuk e mori legjitimitetin ndërkombëtar, pasi OSBE-ODIHR i quajti zgjedhjet “jo të rregullta”.

PD fitoi zgjedhjet vendore të 20 tetorit 1996, por duhet ditur një fakt, që Sali Berisha atëherë president i Republikës, refuzoi OSBE-ODIHR-in si trupë vëzhguese e zgjedhjeve dhe zgjodhi Këshillin e Europës. Pra Berisha në një farë mënyrë zgjodhi arbitrin.

Ç’do të thotë kjo?

Do të thotë se nuk ishte mandati i dytë i PD-së që mori tatëpjetën, por ky mandat nuk iu njoh si i tillë.

Viti 1997 dihet.

Le të vazhdojmë.

Precedenti i dytë i dy mandatëshit është partia Socialiste e cila fitoi dy palë zgjedhje: 28 qershorin 1997 dhe 21 qershorin 2001.

Lideri i PS-së ishte Fatos Nano në atë kohë. Gjekmarkaj thotë se Nano në mandatin e dytë pësoi deklinën e tij politike.

Në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Mandati i parë ka qenë tmerri politik i Fatos Nanos. E larguan pa bërë asnjë vit në qeverisje. Iku në shtatorin e 1998-s.

Mandati i dytë i PS-së ishte koha e “artë” e liderit historik të partisë Socialiste.

Ishte koha kur rrëzoi në “tuç” përfundimtar Ilir Metën, siguroi “Paktin Historik” me Sali Berishën për Presidentin e Republikës dhe qëndroi në postin e Kryeministrit gati një mandate duke qenë i plotpushtetshëm. Madje qeverisi edhe pa ministra, duke pasur dorë të lirë e të gjatë.

U bë aleat me George W Bush, firmosi Kartën e Atlantikut si paradhomë për hyrje në NATO dhe u ftua në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Emëroi Shpëtim Idrizin Drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve dhe më pas Drejtor të Përgjithshëm të Doganave. Fuqizoi Agron Dukën e Lefter Kokën.

Zgjodhi kreun e FSHF-së, krerët e shërbimit sekret, madje edhe kreun e Komitetit Olimpik Shqiptar. Çdokush në shoqëri kishte vulën e Nanos. Privatizoi bankën më të madhe shtetërore në vend dhe të vetmin operator telekomunikativ siç ishte Albtelecom-i.

E mbani mend Rrezart Taçin? Doli mbi ujë në mandatin e dytë të Fatos Nanos. Tom Doshi u bë deputet nga Nano, Paulin Sterkaj gjithashtu, si dhe mjaft emra të njohur “sherifash” lokalë. E trashi zullumin aq shumë sa bënë çmos ndërkombëtarët për ta larguar. Por Nano u bë gati “mbret” që i lidhnin këpucët para kamerave. Të mos flasim për materialin me bollëk të lajmeve të showbiz-it që prodhoi në vetëm pak vjet. Që nga KPD-ja e famshme, martesa, këputja e gishtit etj, etj.

Të vijmë te “Berisha 2”?

Në mandatin e dytë që PD-ja e ndau me LSI-në e Ilir Metës, edhe pse pati goditjet më të forta si nga opozita e fortë prej 68 mandatesh e Edi Ramës, por edhe ndërkombëtarët, Sali Berisha arriti fitoret më të mëdha politike, që nuk i kishte arritur as në vitin 2005 kur u rikthye triumfalisht në pushtet, madje as në 1992-shin kur kishte Meksin që e bezdiste.

Në mandatin e dytë Sali Berisha zgjodhi: President të Republikës njeriun e besuar të tij, anëtarin e kryesisë së PD-së, Bujar Nishanin.

Zgjodhi Adriatik Llallën-Kryeprokuror të Republikës, që siç e nxorën dhe ngjarjet e mëpasme ishte një njeri i afërt i tij. Shkarkoi Bahri Shaqirin si drejtor të SHISH dhe emëroi Visho Ajazi Likën, zv.ministrin e tij si shef të shërbimit sekret.

Emëroi në Gjykatën e Lartë e atë Kushtetuese, si dhe në KLD njerëzit më të afërt, madje u arrit përqëndrimi më i madh në tërë historinë institucionale të gjyqtarëve nga Tropoja.

Pra ku janë “dëmet” e mandatit të dytë? 21 janari?! Ndoshta. Por ai ishte problem menaxhimi, ose mirë me thënë mosmenaxhimi i pushtetit të madh që kishte akumuluar.

Ah, desh harruam. A nuk i mori në mandatin e dytë Sali Berisha rivalit të tij të egër Edi Ramës, bashkinë e Tiranës?

Ja pra që mandatet e dyta nuk kanë qenë të këqija, madje kanë shërbyer për keq sepse duke qenë një stacion final kanë rrëzuar atë pak droje që pushtetarët kanë nga zgjedhësit.

E gjithë kjo renditje aq sa mundet analistike nuk ka qëllim të nxjerrë larg qoftë se edhe mandati i dytë i Edi Ramës do të shkojë si të mëparshmit.

Është thjesht një kujtesë historikë për ata analistë që midenë e marrin për lakmus.

Mideja mund të jetë acide, bazike apo asnjanëse, kurse letra e lakmusit është matës shkencor.

Nëse ajo laget me mjedis acid ajo bëhet e kuqe, e nëse laget në një mjedis bazik bëhet blu…./tesheshi.com/

Related Posts

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Next Post
Fluksi emigrator: Trump zotohet të dërgojë ushtrinë në kufirin me Meksikën

Fluksi emigrator: Trump zotohet të dërgojë ushtrinë në kufirin me Meksikën

Helmimi i Skripalëve: ende mister burimi i saktë i agjentit nervor Noviçok

Helmimi i Skripalëve: ende mister burimi i saktë i agjentit nervor Noviçok

PD shpall mosbindjen: nga e enjtja bllokohen të gjitha rrugët

PD shpall mosbindjen: nga e enjtja bllokohen të gjitha rrugët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni