Legjendat e Real Madridit, Carlos Santiljana e ka kritikuar ish-skuadrën e tij për mënyrën e lojës në vitet e fundit dhe egos personale të disa prej lojtarëve madrilienë.
Sipas Santiljanas, lojtarët e Realit i kanë harruar trofetë sepse ata më shumë mendojnë për Këpucën e Artë, Pichichin dhe Zamoran, çmime këto individuale, sesa për çmimet ekipore.
“Nuk është ky Real i trofeve sepse ato janë harruar. Te Reali lojtarët mendojnë vetëm për Këpucën e Artë, Pichichin dhe Zamoran.
Unë nuk e di se deri kur do të ndodhë kjo, por prestigji i skuadrës tashmë ka rënë”, ka thënë Santiljana. /tesheshi.com/