Ish-ministri i Mjedisit u arrestua dy ditë më parë për aferën korruptive të inceneratorëve. Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve nga SPAK.
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u paraqit në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.
Mbi të rëndojnë tri akuza, ajo e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Ministër i LSI në qeverinë “Rama 1”, Koka rezulton nga hetimet e deritanishme të ketë “shpërdoruar detyrën” gjatë procedurës së kontratës koncesionare, nga mungesa e dokumentacionit, deri në zbatimin e një procedure që nuk parashikohej në ligj.
Por në sallën e gjyqit ai ka mbajtur qëndrim mohues për të tre akuzat. “Kam respektuar ligjin”, tha ai përmes avokatit të tij.
Hetimi i SPAK për inceneratorin e Elbasanit çoi në arrestimin e tij, ndërsa shpalli në kërkim dyshen Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. /tesheshi.com/