Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ledi Shamku, letër prindërve në prag të vitit të ri arsimor: ja pse shkolla është erz!

by te Sheshi
08/09/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Ledi Shamku, letër prindërve në prag të vitit të ri arsimor: ja pse shkolla është erz!

Gruaja që deri në zgjedhjet e 2013-ës mendohej se do ishte në krye të Arsimit shqiptar, gjuhëtarja Ledi Shamku – Shkreli, u ka përcjellë një letër të hapur të gjithë prindërve të nxënësve, në këtë prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

Në letër-mesazhin e saj, ajo, përmes ca këshillave konkrete, në dukje teknike por tejet moraliste, jep një dorë ndihmë për të kuptuar rëndësinë e madhe me vlerë kombëtare të një arsimi cilësor, si dhe në planin individual për nxënien e një dijeje të  shëndetshme.

Në fund, zonja “ministre në hije”, citon gjyshen e saj në definimin që i ka bërë shkollimit me një gjuhë popullore por thellësisht intelektuale në thelb.

Letër prindërve të nxënësve

Po ju shkruan një prind nxënësish, një gocë zyshe e një zyshë njëherazi; po ju shkruan poashtu edhe ajo që beson te magjia e arsimit të mirë kombëtar. Qytetërimi është Arsim; Ekonomia është Arsim; Rendi është Arsim; Shëndeti është Arsim; gjithçka për një komb është në thelb Arsim.

Të dashur prindër të nxënësve që këtë të hënë nisin shkollën, së pari na u qoftë udha dritë fëmijëve! Desha t’i flas dy fjalë me ju si t’i flisja me veten, pa rrotullame e formula. Prindër, ju nuk i keni zgjedhur fëmijët tuaj para se t’i kishit ashtu si ata nuk ju kanë zgjedhur ju. Nuk vajtën të dyja palët në ndonjë MAPO e të thonin: Shoqe të lutem, desha një vajzë të bindur ose po nuk pate, më bëj një djalë artist.
Radha ime tani: a keni një babi liberal? – Jo, askush nuk zgjodhi kënd dhe sekushi mësoi rrugës të jetë prind. Njësoj si fëmijët tuaj nuk ju zgjodhën ju, po ashtu nuk zgjedhin as mësueset. Edhe mësueset mësojnë të jenë mësuese siç ju mësoni të jeni prindër. Mes jush dhe mësueseve janë fëmijët.

Nëse zysha thotë që duhet rikopjuar krejt mësimi me shkrim në fletore dhe juve ju duket “pa vlerë”, ju lutem mos t’ia thoni këtë fëmijës. Shkoni po deshët në mbledhjet me prindër dhe diskutojeni, por mos e thyeni autoritetin e zyshës te fëmija se e dëmtoni, fëmijën të parin.

Nëse zysha e gjeografisë (qëllon që ju ta njihni), ju jep “konsiderata” apo “moskonsiderata” për metodën e zyshës së matematikës, ju lutem kapërceni mbi qejfin e muhabetit me zyshën dhe lerjani matematikën zyshës së matematikës.

Nëse mësuesi i fiskulturës vendos t’i nxjerrë në kohë të mirë e të keqe fëmijët e t’u “marrë shpirtin” me ushtrime, ju lutem mos trazoni gjithë miqtë tuaj mjekë për t’i sajuar fëmijës një “raport”

Nëse nuk jeni dakord me vendimet apo qëndrimet e mësuesve (dhe jeni të lutur të vigjëloni), ju lutem shmangni në sy të fëmijëve do cilësime fyese për mësuesit; fëmijtë tanë nuk kanë nevojë aspak për një aleancë me prindërit kundër zyshës a kundër shkollës. Mos lëshoni pe për këtë, pavarësisht se fëmijët tuaj të zgjuar do mundohen t’ju përfshijnë në Pakte, Aleanca e gjithfarë përbetimesh.

Nëse fëmijët qëllon të marrin nota jo të mira, ju lutem mos i trembni e as mos i fyeni. Rrezikoni t’i bëni rrenacakë e ziliqarë të kompleksuar. Të dashur prindër, kur ju kanë thënë se nota tregon dijen, jua kanë thënë gabim: në fakt çdo notë tregon vetëm një stad të dijes, atë të asaj dite kur është marrë nota. Kush tha që stadi nuk kapërcehet me studim (pa terror!).

Nëse fëmijët ju thonë se “zysha është çmen dhe ka dhënë një mal me detyra”, ju lutem mos u bëni kot zemërdhembshur duke iu shkruar zyshave justifikime rrenash të tipit “erdhëm vonë në shtëpi”, ose “mbrëmë vajza kishte dhimbje koke ndaj nuk i përfundoi detyrat”. Kush ju shkruan tani, edhe e ka bërë dhe është penduar. Fëmija nuk ka nevojë për aleanca rrenacakësh kundër detyrimeve shkollore.

Dhe së fundi: prindër, jini prindër jo shokë! Shokë fëmijët tanë kanë plot e do të kenë plot! Prindër na kanë veç ne, e po na “shokëzuan”, nuk kemi fituar as ne e as ata! Ata kanë humbur prindërit e neve kemi humbur fëmijët.

Kaq kisha, me mend e me zemër! Si prind e si zyshë. Rroftë dija e rroftë shkolla e i paçim mësuesit e fëmijëve! Veç jetës, asgjë tjetër nuk e ka rëndësinë e shkollës. Asgjë! Gjyshja ime më thonte: Shkolla është erz! – dhe kishte të drejtë. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Tjetër sukses i oficerëve të FSK-së: Gentiana Karpuzi dhe Emir Vallas diplomohen në Angli

Tjetër sukses i oficerëve të FSK-së: Gentiana Karpuzi dhe Emir Vallas diplomohen në Angli

Lista e kandidatëve të PD-së, Basha lë jashtë Topallin, Patozin, Bregun, Selamin….dhe Kaç Islamin

Ja kush do të jetë kryetari i ri i grupit parlamentar të PD…

Eurobasket 2017: ja çiftet që përballen në 1/16 e finales

Eurobasket 2017: ja çiftet që përballen në 1/16 e finales

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni