Pas Vetëvendosje-s edhe LDK-ja e Isa Mustafës ka konfirmuar se nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryeparlamentar.
Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami ka thënë se kandidaturën e Veselit nuk do ta mbështesin pasi ai ka lejuar “trazirat” në legjislaturën e kaluar.
Ajo tha se dyshon që PAN do t’i ketë numrat në seancën e 3 gushtit.
“Jemi mbledhur me kryetarin e partisë, te gjithë kemi qenë njëzëri dhe nuk kemi vota as për kryeministrin e PAN-it e as për Kadri Veselin. Besoj që kandidati duhet t’i plotësojë kushtet që ta votojmë. Të tjerët do të diskutohen, ndërsa “JO” e madhe është për Veselin”, tha deputetja Bajrami./tesheshi.com/