LDK bëri me dije 5 pika, të cilat përbëjnë dhe bazën e marrëveshjes së sa me VV-në, në tentativë për t’u arritur por qëka ngecur deri më sot, në gati 2 muaj negociata mes palësh.
Pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë së LDK, kjo forcë bëri publike paketën e saj 5-pikëshe, si kusht për bashkëqeverisje me VV.
Ato janë:
- Siç është dakorduar tashmë, përgjegjësitë ministrore ndahen proporcionalisht në mes të dy partnerëve qeverisës.
- 2. Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LVV-së.
- Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së. Nënkryetarët e Kuvendit ndahen sipas rregullimit Kushtetues.
- Ditën që zgjidhet Presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit.
- Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë.
Siç mund të dallohet në pikën e fundit, LDK paralajmëron dhe heqje dorë nga bashkëqeverisja, por jo bllokim të qeverisjes. /tesheshi.com/