Vjen edhe konfirmimi i Bashkimit Evropian se Aivo Orav më nuk do të jetë shef i delegacionit të BE-së në Shkup, meqë atij i skadon mandati këtë verë.
Në një deklaratë për MIA-në, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e KE-së, ka thënë se përzgjedhja e shefit të ri të BE-së në Shkup, po bëhet nga Federika Mogerini.
Për momentin flitet që vendin e Aivo Orav do ta zejë diplomati slloven Samuell Zhbogar. Eventualisht nuk përjashtohet mundësia që në postin e shefit të delegacionit të BE-së, të emërohet ambasadori britanik në Shkup, Çarls Garet. /tesheshi.com/