Kush do ta mendonte se një objekt i zakonshëm i vendosur në një galeri arti do të ngjallte kaq shumë interes tek vizitorët e galerisë? Ja që pikërisht kështu ka ndodhur. Askush nuk do ta besonte deri sa lajmi u bë publik në media.
Çfarë ka ndodhur? Një njeri kishte vendosur syzet e tij optike në sheshin e një dhome në galerinë e arteve dhe të gjithë ata që shtiren se e dinë mirë se çfarë është arti i vërtetë, u shtrinë pa problem në dysheme për të admiruar këtë “vepër arti”.
Autori i kësaj vepre fantastike është një adoleshent me emrin TJ Khayatan dhe miqtë e tij, të cilët pasi vizituan galerinë, lanë në tokë një palë syze. /tesheshi.com/