Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lamborghini në podcast-in e kryeministrit

Tërheqja pas Shqipërisë e një emri të madh italian

by te Sheshi
06/04/2024
in Ekonomi, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Lamborghini në podcast-in e kryeministrit

Në episodin e 11-të, sezoni tre i Podcastit “Flasim”, kryeministri Rama kishte të ftuar sipërmarrësin italian Tonino Lamborghini.

Rama tha se “është nder dhe privilegj të flasësh me dikë që ka parë me sytë e tij lindjen e një legjende botërore e më pas ka trashëguar një peshë shumë të madhe, si fillim kur ishte e hera e parë që dëgjuat fjalën “Shqipëri”.

Lamborghini u shpreh se “kryeministri, që jeni ju, Edi Rama më ftoi më priti me mikpritjen maksimale dhe më duhet të them që kjo më befasoi më dha shumë kënaqësi. Kisha dëgjuar për personalitetin tuaj të fortë. Ju shohim shpesh në televizion në Itali me kryeministren tonë. E di mirë që keni një raport të shkëlqyer dhe nuk e mohoj që me vjen shumë mirë për këtë”.

“Diçka që e kam fort për zemër është kjo lidhje e ngushtë që ekziston me vendin tuaj, të cilin nuk e njihja dhe për të thënë të vërtetën në Itali kur flitet për Shqipërinë duket sikur bëhet fjalë për një vend të prapambetur nëse më lejohet ta them. Unë erdha këtu dhe mbeta i befasuar nga modernizmi, pastërtia, eleganca e ndërtesave të reja dhe nga ruajtja e pjesës historike të vendit tuaj”, theksoi Lamborghini.

Lamborghini u shpreh se “e dua shumë historinë, arkitekturën. Besoj se i kam parë të gjithë muzetë e botës, por jo si kureshtar, të them si studiues është e tepërt, po ndoshta me një sy edhe pse, kur isha i ri mendoja se do doja të merresha me arkitekturë”.

“Pastaj një ditë babai im më tha, a e kupton që ne kemi një aktivitet industrial? Ndoshta do ishte mirë ta shikoje edhe një herë qëndrimin për shkollën. E kuptova menjëherë kështu që zgjodha një universitet tjetër”.

Duke folur për Tiranën, Lamborghini tha se “është qytet i mrekullueshëm. Ka një mikpritje që ju pastaj e përcillni, sepse zakonisht kryeministri përfaqëson një popull edhe nëse ai është i sertë, i mbyllur, fodull, nënkupton që me gjasë edhe vendi, populli ka këtë lloj mbylljeje, në fakt u pamë gjysmë ore më parë dhe jemi shumë miqësorë”.

Sipas tij, duhet të flitet më shumë për Shqipërinë.

“Besoj që duhet bërë, sepse vendi juaj është shumë i bukur. Është shumë i ngjashëm me temperamentin dhe karakterin miqësor italian dhe është për të ardhur keq që njerëzit mendojnë është ende një vend ku thonë ‘ki kujdes, kujdes’”, shtoi ai.

Rama dhe Lamborghini diskutuan në lidhje me biznesin hotelier dhe dëshirën e sipërmarrësit për të investuar në këtë fushë.

Lamborghini tregoi se i pëlqen të investojë në këtë sipërmarrje ku ka mundësi të takohet me shumë njerëz.

“Më pëlqen të përfshihem. Më pëlqen të shkoj në një vend, kur ky vend është ende në fillimet e evoluimit të vet. Kam qëlluar edhe me shumë fat. Kam pasur fatin të takoj njerëz të cilët njohin emrin tim, gjërat që kam bërë, të cilët e kuptojnë që me aq pak sa mund të jap, sado pak, të mund të kontribuoj në përmirësimin e një sipërmarrjeje, të një nisme. Për fat të mirë, do në Dubai, a do në Tajlandë, në Kinë a do në Marok, janë të shumta nismat, në Abu-Dabi”, tregon ai.

Kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria nuk është Tirana dhe Tirana nuk është Shqipëria është pak si vitrinë e këtij transformimi pas saj ka vende më pak të zhvilluara, por ka mundësi të mëdha turizmi. Ka edhe zona fantastike me natyrën, detin, malet.

Ka kaq shumë për të bërë në Shqipëri që në disa aspekte është pak si Italia e gjyshërve tuaj me mangësitë, po edhe të mirat. Më vjen mirë që përshtypja e parë ka qenë pozitive. Iu them gjithnjë miqve dhe atyre që takoj jashtë se Shqipëria është një vend ku ‘nuk duhet të vijnë kurrë, sepse është një vend i rrezikshëm, vend i zymtë, vend i korruptuar, vend i varfër’. Po, por kjo është stigma që ekziston. Iu them nuk duhet të vini se nuk dihet ç’ju ndodh, por po erdhët do kërkoni gjithmonë të ktheheni”.

Sipërmarrësi italian tha se Shqipëria ka potenciale të shumta në fushën e turizmit.

“Shqipëria ka shumë potenciale mbi turizmin. Nuk e mohoj që, nëse kjo gjë bëhet, duhet të kem se s’bën një apartament për vete dhe për fëmijët, patjetër. Unë nuk jam më shumë i ri, por vazhdoj të udhëtoj shumë, si dhe kam shumë fëmijë. Pse të mos i njoh me një tokë që është ende për t’u eksploruar? Është e shëmtuar ta thuash kështu, ende për t’u eksploruar, po për hir të Zotit”, tha Lamborgini.

Kryeministri Rama theksoi se “përtej investimeve në këto drejtime po them që duhet menduar edhe për një hapësirë muze për gjithë këtë histori. Natyrisht Shqipëria nuk është Italia dhe është shumë paradoksale që të gjesh edhe ne Shqipëri një hapësirë muze të historisë së familjes Lamborghini, por besoj që në fund ka një lidhje është ajo që thatë ju është një emër që lind me një fisnikëri të ndërtuar me djersë, gjak, sakrifica që vjen prej tokës, ashtu si dhe Shqipëria. Është pak si një simbol frymëzues për vendin tonë”. /atsh/

Related Posts

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”
Kulturë

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
Next Post
Kur serbët përgjaknin dhe një Natë Kadri

Kur serbët përgjaknin dhe një Natë Kadri

Ekstradimi që vërteton se “drejtësia vonon por nuk harron”

Ekstradimi që vërteton se “drejtësia vonon por nuk harron”

Greva e urisë së një ushtari amerikan para Shtëpisë së Bardhë

Greva e urisë së një ushtari amerikan para Shtëpisë së Bardhë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni