Kreu i diplomacisë sllovake, njëherësh kryesues i OSBE-së Miroslav Lajçak, tha se një ndryshim i mundshëm kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, rrezikon të çojë në luftë.
“Kjo është Kutia e Pandorës dhe do të ishte një precedent. Nëse duam të zgjidhim problemet në të ardhmen, ndryshimi i kufijve mund të çojë në luftë. Duhet ta bëjmë të qartë se nuk duhet të mendojmë për ndryshimin e kufijve, por të punojmë për ndryshimin e shoqërisë”, tha Lajçak gjatë një interviste për televizionin austriak ORF.
Ai shtoi se “rruga e vetme për zgjidhjen e problemit është vazhdimi i dialogut, kurse bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë çmos që të vijë deri te dialogu”. /tesheshi.com/