Zjarrfikës, hetues të aviacionit civil, madje dhe njerëz që pretendojnë se komunikojnë me kafshët janë rekrutuar nga autoritetet boliviane për t’iu bashkuar operacionit për gjetjen e Titos.
Ku është Tito, një mace gri dhe e bardhë që u zhduk gjatë një fluturimi të brendshëm muajin e kaluar.
Rasti i Titos dhe pronares së saj të vendosur, Andrea Iture, ka mbërthyer vendin.
Ministri i të Drejtave të Konsumatorit, Jorge Silva zbuloi këtë javë se autoritetet thirrën deri dhe psikologët për të gjetur kafshën shtëpiake. Këta profesionistë, me “teknikat” e tyre, mund të “kontaktojnë Titon për të na treguar se ku është”, shpjegoi ministri për radion e vendit, duke shtuar se “do të shterojmë çdo mundësi për ta gjetur”.
Tito u zhduk më 8 dhjetor, sipas postimeve të zonjës Iture në faqet e rrjeteve sociale, të cilat patën një ndikim të madh. Zyrtarët e linjës ajrore i thanë asaj se macja duhej të zhvendosej në ngarkesën e avionit që do të bënte fluturimin nga Tarija në Santa Cruz, tha ajo.
Në ulje, Tito ishte zhdukur.
Më 12 dhjetor, ministri i Punëve Publike Edgar Montano njoftoi se po niste një hetim i ri madhor, duke shpjeguar se dyshonte se macja po bridhte në aeroport nga u nis fluturimi.
Disa dashamirës të kafshëve fajësojnë kompaninë e fluturimit për faktin se kafsha e zonjës Iture është zhdukur. Kompania ka thënë pak për rastin dhe nuk është përgjigjur kur u pyet nga Reuters për koment.
Andrea Iture u bëri thirrje njerëzve në një video që të mbajnë një sy për macen, duke këmbëngulur: “Unë nuk do të ndalem së kërkuari për të”. /tesheshi.com/