Njerëzit sillen në mënyra të ndryshme me qentë Pitbull- disa i pëlqejnë vërtet, ndërkohë që të tjerë i kanë frikë. Por, Brinks, pitbulli i adhurueshëm ka buzëqeshjen më të ëmbël e të sinqertë që keni parë ndonjëherë. Ai do ju përcjellë vetëm një ndjesi: gëzim!
Si shumë qenë të tjerë, Brinks ishte i pastrehë pasi pronarët e humbën atë. Një ditë, ai u ndesh me John dhe qenin e tij Demo. John nuk mund ta shihte Brinks në atë gjendje, kështu që i vuri si qëllim vetes që të gjente pronarët e tij.
Megjithatë, një muaj më vonë, John nuk e arriti synimin e tij, kështu që vendosi të kujdesej vetë për qenin.
12 vite pas kësaj, Brinks nuk ka pushuar së buzëqeshuri para njeriut që e shpëtoi nga jeta e mjeruar. “Është diçka e mrekullueshme që ai buzëqesh kur çdo gjë shkon mirë, tamam si një njeri” shprehet John. /tesheshi.com/