Gjenerali iranian Amir-Ali Hajizadeh, komandant i Forcave Ajrore, është njeriu që urdhëroi goditjen me raketë të avionit ukranias, si pasojë e së cilës u shuan 176 jetë njerëzore.
Tragjedia ndodhi pak pas ngritjes së avionit me pasagjerë nga areoporti i Teheranit, duke u ndodhur në vendin e kohën e gabuar, e kjo për shkak se gjithçka ndodhi në orët kur forcat iraniane lëshuan raketa hakmarrëse mbi bazat amerikane në Irak.
Ishte vetë gjenerali që pranoi përgjegjësinë e gabimit, duke thënë se ndodhi pasi pritej një sulm i mundshëm nga Amerika.
“Kur dëgjova për rrëzimin e aeroplanit të Ukrainës, doja të vdisja”, tha ai në një dalje për mediat.
Sipas deklaratave të para, avioni ukrainas u identifikua si një raketë, një gabim në identifikim e cili rezultoi në tragjedi.
Irani zyrtarisht pranoi të martën se forcat e saj ushtarake rrëzuan “pa dashje” një aeroplan që transportonte 176 pasagjerë. /tesheshi.com/