Kuvendi do të mblidhet sërisht nesër në seancë plenare, e 5-ta në këtë legjislaturë, ku pritet të zgjidhen drejtuesit e komisioneve parlamentare dhe përbërja e tyre.
Seanca do të nisë në orën 11:00, ndërsa vendimi u morr pas takimit të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi me drejtuesit e grupeve parlamentare të PS, PD dhe LSI, përkatësisht Taulant Balla, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.
Në këtë legjislaturë, PD dhe LSI, si dy parti opozitare do të kenë të drejtën e drejtimit të 3 komisioneve parlamentare. Më herë është bërë e ditur se PD dhe LSI janë dakordësuar për ndarjen e komisioneve në raportin 2 me 1. /tesheshi.com/