Edhe zyrtarisht, Maqedonia do të quhet këtej e tutje Republika e Maqedonisë Veriore.
Parlamenti maqedonas miratoi me 81 vota të gjitha ndryshimet kushtetuese, të cilat konstitucionalizojnë të gjitha vendimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës, nënshkruar me Greqinë në qershor të vitit të kaluar. Finale ishte pikërisht ndërrimi i emrit.
Deputetët e opozitës VMRO nuk morrën pjesë në këtë votim, pasi mendojnë se duke ndryshuar emrin e vendit, fshihet vetë identiteti maqedonas.
Disa qindra demonstrues ishin të pranishëm para Kuvendit të Maqedonisë në kohën e ndryshimeve kushtetuese.
Vendimi për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë ishte kushti kryesor i Greqisë në rrugën e anëtarësimit të këtij vendi në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Marrëveshja e Prespës do të hyjë plotësisht në fuqi pas ratifikimit të saj edhe në parlamentin.
Votimi i dha fund mosmarrëveshjes 27-vjeçare mes Maqedonisë dhe Greqisë për çëshjen e emrit, lindur që pas pavarësisë së ish-republikës jugosllave. /tesheshi.com/