Kuvendi i Kosovës, më 37 vota kundër, 22 për dhe 2 abstenime, hodhi poshtë Rekomandimet e Lëvizjes Vetëvendosje që kundërshtonte formimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës së UÇK-së në Kosovë.
Këtij vendimi i parapriu një debat i gjerë i mbushur edhe me polemika, i cili filloi që në mëngjes.
Në këto momente deputetët shkuan në pushi të drekës, deri në orën 15 e 30, kur duhet të procedojnë zgjedhjen e Avokatit të Popullit.