Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kuvendi i gazit: “show” i vërtetë i 2015-tës në Kosovë

by Te Sheshi
01/01/2016
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Kuvendi i gazit: “show” i vërtetë i 2015-tës në Kosovë

Nga Blendi Gashi

Kuvendi i Kosovës do të mbahet mend gjatë dhe do të mbetet në histori për (mos)punën e bërë gjatë vitit 2015.

Ligjvënësit e zgjedhur për të punuar dhe për të zgjidhur problemet e qytetarëve, sivjet u përkujdesën të dhurojnë “show” dhe, njëkohësisht, të tregojnë përfundimisht se brengë e tyre është karrigia, e jomirëqenia e qytetarit.

Portali mbarëkombëtar tesheshi.com do të risjellë në kujtesë për lexuesit atë çfarë ngjau me Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Specialja përplasi fort pozitën dhe opozitën

Votimi i Gjykatës Speciale në seancën e 3 gushtit tregoi se sesioni vjeshtor do të qe tejet i nxehtë, dhe ashtu ndodhi.

Deputetët kosovarë, me 82 vota pro, 5 kundër, dhe një abstenim, pas një seance maratonë, që nga mëngjesi, votuan pro themelimit të Speciales. Paraprakisht, një muaj më parë Kuvendi i kishte thënë jo Speciales, por riprocedimi sërish i amendamenteve nga qeveria bëri më pas që ajo të kalojë në votim.

Në këtë seancë, pra, më 3 tetor, pati ndodhur edhe një përplasje e ashpër mes deputetit të VV-së Fisnik Ismaili dhe atij të PDK-së, Latif Gashit.

Fisi e akuzonte Latën se kishte bërë krime gjatë kohës së luftës. Por Lata, duke iu kundërpërgjigjur Fisit, i kishte thënë se po në kohën e luftës e pati zënë babain e tij duke bashkëpunuar me Serbinë, akuza këto që deputeti i VV-së i mohoi.

Pas Speciales, radha u erdhi vezëve, filikaçave, gazit lotsjellës, burgosjes së opozitarëve…

Pas votimit të Speciales, Kuvendi nisi pushimet, por jo edhe qeveria, e cila më 25 gusht nënshkroi me Serbinë në Bruksel marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Këto dy marrëveshje u kundërshtuan me ngulm nga opozita kosovare, pasi u vlerësuan të dëmshme për vendin. Kjo bëri që Kuvendi i Kosovës të kthehej në arenë të vërtetë përplasjesh në sesionin e vjeshtës, ku në mungesë të debatit pati gjuajtje me gaz lotsjellës, gjuajtje me vezë, hyrje të sigurimit në sallë, e shumë gjëra të tjera, që tronditën skenën politike kosovare.

Që në seancën e parë vjeshtore, të mbajtur më 22 shtator, nisi “ofensiva” e tre partive opozitare që ndërtuan bllokun VV, AAK, NISMA.

Vezët e opozitës filluan të fluturojnë mbi kryeministrin Isa Mustafa ndërsa ky i fundit nisi të raportonte dhe të deklaronte se marrëveshjet e Brukselit ishin në kuadër të Kushtetutës.

Teksa vezët fluturonin, forcat e sigurimit të Mustafës vrapuan në mbrojtje të tij, por kryekuvendari Kadri Veseli do të reagonte fuqishëm për futjen e tyre: “Një moment, turp është kjo! Dëgjoni, dëgjoni. E sigurimi, kush ju tha të hyni. Ju lutem dilni jashtë. Jashtë sigurimi.”

Pas kësaj seance, opozita e bashkuar ia bëri të qartë pushtetit se nuk do ta lejonte në asnjë mënyrë zhvillimin normale të seancave deri në shfuqizimin e marrëveshjeve e arritura. Kështu edhe ndodhi. Thirreshin seancat e reja, dhe opozita vazhdonte bllokimin përmes gazit lotsjellës.

Në seancën e 10 tetorit, kryekuvendari Veseli kishte deklaruar se sa të ishte në atë post nuk do të lejonte hyrjen e sigurimit në Kuvend. Por pas disa seancave, kur gazi nuk ndalej së hedhuri në sallën e seancave plenare nga opozita, Veseli pati lejuar hyrjen e sigurimit dhe të policëve civilë, duke ngrënë kështu fjalën e tij. Veçse, në një intervistë të dhënë për mediat, Veseli do të thoshte se e kishte të pamundur të mos e ftonte sigurimin në një situatë kur po rrezikohej jeta e deputetëve.

‘Ma hongsh…” e Veselit, përplasja e Haradinajt me kryeparlamentarin dhe sigurimin e Kuvendit

Një përplasje e ashpër pati ndodhur edhe në seancën e 23 tetorit. Kreu i AAK-së, RamushHaradinaj, pas futjes së policisë në Kuvend, i ishte vërsulur ashpër kryeparlamentarit Veseli:  “Nuk po të shoh, a je këtu? Nuk po të shoh! Sa deputetë i ka Parlamenti, se po më duket më shumë ka sot. A jeni deputetë edhe ju djem, a? Ani, s’ka dert! O kryetar, më mirë çohu ngadalë, se nuk të ka mbetur vend këtu. Çohu me këta horrat  e tu e dil prej këtu.”

Në këtë seancë maratonë, që kishte filluar në orët e hershme të 23 tetorit, për të vijuar deri në mesnatë, pra, më 24 tetor, Haradinaj kishte konsumuar uiski në ambientet e Kuvendit nga ‘lodhja’ e tepërt, ndërsa kamerat fokusonin ‘çajin” e tij, siç e quante ai, tek u shpërndahej edhe kolegëve të tjerë opozitarë, si Albin Kurtit, Glauk Konjufcës, etj.

Përplasjet vazhduan edhe në seancën e 30 tetorit. Edhe në këtë seancë protagonist ishte kryekuvendari Veseli, i cili ra në pozitë të ulët, pasi iu kthye me fjalët ofenduese ‘ma hongsh’ deputetes së VV-së Albulena Haxhiu, që më herët e kishte quajtur kriminel.

Më datë 31 tetor, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pati ofenduar rëndë pjesëtarët e sigurisë nga Policiarambo e Kosovës, pasi këta të fundit nuk i kishin lënë për asnjë moment opozitarët të futen në ambientet e Kuvendit për të paraqitur materialin e peticionit, të nëshkruar nga 203 mijë qytetarë. Haradinaj do t’i thoshte njërit prej punonjësve: “Ik, shtyju, budalla”.

DonikaKadaj, deputetja e parë e arrestuar

Pasi gazi lotsjellës nuk ndalej, organet e drejtësisë vendosën të ndërmarrin masa ndaj deputetëve opozitarë që e hidhnin atë.

E para u arrestua deputetja e AAK-së DonikaKadaj – Bujupi, pastaj pasuan arrestimet e deputetëve të tjerë të opozitës, të si Albulena Haxhiut, Albin Kurtit (VV), Ismajl Kurteshit (VV), Fisnik Ismajlit (VV), Haxhi Shalës (NISMA), ndaj të cilëve u mor masa e paraburgimit, e narrestit shtëpiak ose e paraqitjes në polici.

seanca salla alternativeMe gjithë kundërshtimet e opozitës, partitë në pushtet kanë arritur të mbajnë seanca në një sallë të improvizuar, ku edhe aty nuk ka munguar gazi lotsjellës. Por, përkundër kësaj, ata kanë arritur ta votojnë buxhetin për vitin 2016, ndërkohë që opozita i quan jolegjitime të gjitha vendimet e marra në seancat e tilla.

Në seancën e fundit të mbajtur në sallën alternative, kryekuvendari Veseli ka thënë në mbyllje të seancave të sesionit vjeshtor se, “shpreson që kolegët opozitarë të lirohen për festat e fundvitit”. Ashtu edhe ka ndodhur. Të gjithë opozitarët gjenden në shtëpitë e tyre, edhe pse pothuajse ndaj të gjithëve janë në fuqi masa të ndryshme, përjashtuar Donika Kadaj-Bujupin, e cila dje është liruar.

Opozita e bashkuar ka deklaruar se edhe në 2016-ën nuk do ta lejojë zhvillimin normal të seancave, e se do të hedhë sërish gaz lotsjellës po qe se nuk anulohen marrëveshjet. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Maqedonia nis vitin e ri me dy foshnje binjakë

Maqedonia nis vitin e ri me dy foshnje binjakë

Çmim i madh për Kadarenë: Franca e bën “Komandant….”

Çmim i madh për Kadarenë: Franca e bën “Komandant….”

Pesë arsyet pse Mark Hughes duhet të drejtojë Manchester United

Pesë arsyet pse Mark Hughes duhet të drejtojë Manchester United

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni