Hapet rruga për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Konferenca e Kryetarëve ka çelur procedurën për zgjedhjen e kreut tw ri tw shtetit pasi mandati i Bujar Nishanit skadon në 24 korrik.
Në mbledhjen ku nuk merrnin pjesë përfaqësuesit e opozitës e cila vijon bojkotin, u fiksua 19 prilli si data kur do të zhvillohet votimi i parë për pasardhwsin e Nishanit.
Mes përfaqësuesve të mazhorancës ka pasur dakordësi për këtë datë. Por teksa është vendosur dita kur zhvillohet raundi i parë, ende nga ana e mazhorancës nuk ka dalë një emër konkret për postin e kreut të ri të shtetit.
Shumica ka lënë derën e hapur për opozitën për zgjedhjen e një presidenti konsensual, por opozita vijon bojkotin e Kuvendit. Gjithsesi mazhoranca i ka 84 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit që në raundin e parë.
Duhet thënë se 19 prilli është edhe afati final për regjistrimin e koalicioneeve në zgjedhje dhe sipas gjasave votimi për presidentin e ri do të ketë të qartësuar dhe cilët janë koalicionet që do të garojnë më 18 qershor. /tesheshi.com/